GazetaMax
Ballina

Ushqim apo seks kundër stresit?

Femrat dhe meshkujt i trajtojnë ndryshe situata të caktuara në jetë. Psikologët britanikë kanë kryer një studim për të zbuluar sesi të dyja gjinitë përballen me stresin.

Femrat bastisin frigoriferin, ndërsa burrat preferojnë të bëjnë seks apo të shikojnë pornografi.

Marrëdhëniet seksuale besohet se i ndihmojnë meshkujt të shpëtojnë nga mendimet negative, duke e konsideruar aktin si zbavitje. Femrat nga ana tjetër konsumojnë ushqim dhe flenë gjumë, për t’u ndier më mirë.

Meshkujt në stres kanë nevojë për terapi, ndërsa femrat preferojnë të flasin për ndjenjat e tyre dhe të kaluarën.

Studiuesit anketuan 115 meshkuj dhe 250 femra mbi strategjitë që ata përdorin për të përballuar stresin, 27% e meshkujve zgjodhën seksin dhe pornografinë, në krahasim me vetëm 11% e femrave. Ndërsa më shumë se gjysma e femrave thanë se ngushëllohen duke ngrënë.

Related posts

Momenti kur Bora Zemani thotë se Donaldi në fund s’do ta ketë as atë as Beatrixen!

Gazetamax.mk

Dietat mesdhetare e reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Gazetamax.mk

Kur është fjala për kombinim në veshje, Leonora Jakupi është ‘nëna’ e VIP-ave

Gazetamax.mk