GazetaMax
Ballina

Ushqimet që duhet të hani në mëngjes për uljen e tensionit të lartë

Ushqyerja e shëndetshme është një nga mënyrat më efikase për uljen e tensionit të lartë të gjakut.
Mëngjesi, sipas të dhënave ku bazohet AgroËeb.org, është një vakt tepër i rëndësishëm për uljen e tensionit.
Ky vakt përcakton mbarëvajtjen e funksioneve të organeve, mbron zemrën por edhe energjinë që i nevojitet trupit.
Nëse dëshironi të ulni tensionin e lartë të gjakut, atëherë duhet të nisni ditën me një prej alternativave të mëposhtme të këshilluara prej ekspertëve të AgroWeb.org.
Shumica prej tyre janë të pasura me kalium, një mineral i dobishëm për gjakun dhe shëndetin e zemrës.
Tërshëra
Tërshëra është shumë e pasur me fibër e cila ju mban të ngopur dhe ju frenon ndaj ushqyerjes së tepruar.
Nëse e mbani tërshërën në ujë gjatë natës, në mëngjes do të përfitoni sasitë maksimale të fibrës pa pasur nevojë për ëmbëltues shtesë.
Tërshëra mund të pasurohet me fruta, arrorë, fara dhe mjaltë.
Kosi
Kosi dhe qumështi janë burime të shkëlqyera të kalciumit, një prej mineraleve më të nevojshme për uljen e tensionit të gjakut dhe mirëmbajtjes së niveleve të tij.
Të dhënat e AgroËeb.org këshillojnë konsumin e kosit të shtëpisë dhe pasurimit të tij me fruta dhe mjaltë.
Frutat
Është e vërtetë që frutat kanë sheqer që vjen në formën e fruktozës, por ato përmbajnë edhe fibër, minerale dhe vitamina.
Bananet dhe portokalltë janë të rekomandueshme sepse ofrojnë kalium, një mineral që e mban zemrën të shëndetshme dhe ul tensionin e gjakut.
Farat
Farat e kungullit, farat e linit dhe ato chia ofrojnë përfitime të shumta nëse konsumohen rregullisht.
Këto fara janë shumë të pasura me kalium, vitamina dhe yndyra të shëndetshme.
Farat mund t’i konsumoni me tërshërë, kos dhe fruta.
Barishtet e Egra
Barishtet e gra si kale, spinaqi, rukola e sallata jeshile janë shumë të pasura me kalium.
Spinaqin mund ta hani në mëngjes duke e kombinuar me vezën dhe kosin ose mund ta përzieni në mikser me fruta dhe perime të tjera. /AgroWeb.

Related posts

Botohet ekzemplari i parë i veprës së plotë të Kadaresë

Gazetamax.mk

Rëndësia e vitaminës D për muskujt dhe imunitetin

Gazetamax.mk

Si e dëmtojnë trurin ushqimet e kripura

Gazetamax.mk