GazetaMax
Ballina

Ushqimet që janë më të dëmshme se konsumimi i duhanit

Dietat e pabalancuara mund të vrasin më shumë njerëz sot sesa konsumimi i cigares.
Shkencëtarët kanë paralajmëruar se mungesa e shumë  vitaminave dhe ushqyesve të duhur mund ta dëmtojnë seriozisht shëndetin.
Sidoqoftë, disa ushqime që ne i përfshijmë në mënyrën e ushqyerjes mund të jenë shkatërrues për shëndetin tonë, raporton “Bright Side”.
Në disa prej këtyre ushqimeve është edhe lëngu i portokallit që ne e konsiderojmë si të shëndetshëm, por në fakt ai vetëm sa ju ofron afër diabetit.
Më poshtë gjeni disa prej ushqimeve që janë tejet të dëmshëm për shëndetin tonë, por që nuk e kemi ditur.
Lëngjet të freskëta nga frutat
Frutat konsiderohen si pjesë e rëndësishme e shëndetin tonë, po ashtu edhe lëngjet të përbëra nga frutat konsideron si të tilla. Ato na mbajnë larg sëmundjeve të zemrës dhe diabetit. Mirëpo, konsumimi i tepërt dhe i përditshëm i tyre mund të i shkaktojnë këto probleme që i përmendem, për shkak përbërjes së tepërt të sheqerit. Nëse keni ngrënë një pemë atëherë është e mjaftueshme për të i larguar dëshirën nga sheqeri.
Ushqimet dietale
Edhe pse të përbëra me ushqyes, disa prej këtyre ushqimeve janë tejet të përbëra me sheqer. Andaj duhet të keni kujdes kur zgjedhni ushqime të tilla, sepse shumica prej tyre kanë të shtuar sheqerna.
Ushqimet që nuk përmbajnë yndyrna 
Në shekullin e fundit një diet pa yndyrna ka bërë ‘boom’, kështu që në vend përdorimi të ushqimit që përmbajnë yndyrna, janë konsumuar ushqime me sheqerna të shtuar. Tani ekspertët rekomandojnë që duhet të konsumoni ushqime të cilat janë të pasura me proteina dhe yndyrna të shëndetshme.
Buka e bardhë
Tashmë është e ditur, buka e bardhë nuk është e shëndetshme për shëndetin, por sa prej nesh e kemi dëgjuar këtë këshillë, shumë pak. Nëse doni të keni një peshë të shëndetshme si dhe një shëndet të mirë duhet të hiqni dorë nga buka e bardhë dhe të kaloni në bukë e zezë që përmban më shumë fibra.

Related posts

Ditë me parë u raportuar se u martua, në këtë gjendje ka përfunduar tani Blerona Zeqiri

Gazetamax.mk

Çfarë duhet të dini për shëndetin e gjirit dhe si ta parandaloni kancerin e gjirit! – Dr. Biljana Bozhinovska

Gazetamax.mk

Si të silleni ndaj dashurive të para të fëmijëve?

Gazetamax.mk