GazetaMax
Ballina

Ushqimet që ju plakin

Duhet të kemi kujdes se çfarë hamë apo pimë, në të kundër do të gjejmë veten të plakur para kohe.

Cilat janë ushqimet dhe pijet që favorizojnë plakjen e lëkurës, Ariel Ostad, dermatolog me famë botërore ka renditur disa prej tyre.

Ëmbëlsirat janë të parat në listë. Shumë sheqer në gjak dëmton kolagjenin e lëkurës duke e bërë këtë të fundit që të humbasë tonifikimin dhe elasticitetin dhe duke krijuar rrudhat.

Alkooli është i dyti. Përveç sasisë së sheqernave që çliron në gjak, alkooli ndikon edhe në bërjen e një gjumi të parehatshëm dhe s’ka asgjë më të dëmshme për lëkurën se sa një gjumë i parehatshëm.

Çuditërisht në listën e doktor Ariel Ostad është edhe vera e bardhë. Përmban shumë acide që dëmtojnë smaltin e dhëmbëve. Nëse mendoni se shpëtoni dhëmbët tuaj duke i larë menjëherë pas konsumimit të dy-tre gotave verë të bardhë, gaboheni.

Mishi i skuqur – Për shumë persona është i parezistueshëm, por efektet e tij në plakjen e lëkurës janë të mëdha. Për t’i minimizuar këto këshillohet heqja dhe flakja tutje e pjesëve të djegura që përmbajnë acide që dëmtojnë kolagjenin.

Ushqimet pikante – Këshillohet përdorimi i moderuar i tyre. Çdo tip lëkure është e ndjeshme ndaj këtyre ushqimeve dhe për të mos folur që shkaktojnë edhe çrregullime në menopauzë.

Mishi i kuq – Sapo hyn në organizëm çliron radikalët e lirë që janë dëmtuesit kryesorë të proceseve rigjeneruese të lëkurës. Nuk këshillohet eliminimi i tij, por përdorimi në mënyrë të kufizuar.

Pijet energjike – Çlirojnë acide që dëmtojnë smaltin e dhëmbëve dhe të shoqëruara me një aktivitet fizik, injektojnë në organizëm sasi të mëdha kripe. Për ata që nuk mund të bëjnë dot pa këto pije, këshillohet pirja me kallam për të shmangur kontaktin me dhëmbët.

Limonadat – Ajo që dihet është që të gjitha agrumet shkatërrojnë smaltin e dhëmbëve, por në bazë të studimit të Ostad limoni është shkatërrimtari më i madh.

Related posts

Ata që udhëtojnë, më të prirë t’i tradhtojnë partnerët

Gazetamax.mk

Ju prezantojmë Lil Grizzi, reperi në Angli që bën muzikë shqip

Gazetamax.mk

Tayna dhe Rinor Hykolli bëjnë paqe me njëri-tjetrin

Gazetamax.mk