GazetaMax
Ballina

Ushqimet që nxisin ndjenjën e lumturisë

Ka disa ushqime që mund të përmirësojnë humorin duke nxitur çlirimin e disa hormoneve të mira në tru.
Të gjithë e dimë fuqinë e humorit të keq dhe ndikimin e tij në mbarëvajtjen e ditës.
Humori i keq shpërthen si pasojë e dozave të ulëta të dopaminës dhe serotoninës, dy hormone që prodhohen në tru e që janë përgjegjëse për mendime të gëzuara dhe ndjenja pozitive.
Mungesa e dopaminës dhe serotoninës mund ta bëjë një person të ndihet i acaruar, në depresion apo në ankth.
Rrjedhimisht është shumë e rëndësishme që truri të ushqehet me produkte që nxisin prodhimin e këtyre hormoneve.
Një regjim i shëndetshëm ushqimor mund të përmirësojë humorin në përgjithësi, por ushqimet e mëposhtme arrijnë të përmirësojnë humorin në mënyrë krejt natyrale dhe menjëherë.
Buka me drithëra të plota
Buka është e pasur me karbohidrate që arrijnë shumë shpejt tek qelizat e trurit dhe nxisin prodhimin e serotoninës.
Por duhet të keni kujdes me sasinë nëse keni problem peshën.
Çokollata
Çokollata, veçanërisht ajo e zezë, është një ushqim tjetër që gëzon trurin.
Çokollata përmban shumë antioksidantë që të ngrejnë humorin menjëherë dhe trajtojnë simptomat e depresionit.
Spinaqi
Përbërësit natyralë të spinaqit përmirësojnë humorin shumë lehtë.
Kjo barishte është e pasur me hekur dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në tru, duke nxitur prodhimin e hormoneve të mira.
Portokajt
Janë ndër agrumet më të rekomanduara kundër depresionit.
Ato janë të pasura me vitaminë C dhe folat, të cilat ndihmojnë në rritjen e nivelit të dopaminës.
Peshku
Është i pasur me acidet yndyrore omega-3 që përmiërsojnë humorin duke rritur nivelet e serotoninës.
Shafrani i Indisë – Tumeriku
Është një erëz shumë e mirë për humorin dhe gjendjen shpirtërore.
Konsumi i tij shmang luhatjet e humorit gjatë simptomave të ciklit tek gratë.
Shafranin apo tumerikun e gjeni në markete dhe dyqane ku shiten erëzat.
Arra e kokosit
Arra e kokosit përmban acide yndyrore omega-3.
Ato kanë aftësinë të stimulojnë prodhimin e serotoninës dhe të qetësojnë nervat.

Related posts

Zëvendësministri Doko realizoi takim me ambasadorin francez, Baumgartner

Gazetamax.mk

Gjërat më të çuditshme që një qen mund t’i nuhasë

Gazetamax.mk

Mexhiti në samitin e OKB-së: Mbi 150 liderë, u diskutua për të ardhmen e njerëzimit

Gazetamax.mk