GazetaMax
Ballina

Ushqimet që përmbajnë pothuajse 0 kalori

Sipas ekspertëve ushqimet, kaloritë e së cilave shkojnë afër zeros, janë frutat dhe perimet që marrin më shumë energji për t’u tretur krahasuar me atë që i japin trupit.

Këto ushqime bëjnë pjesë në këtë kategori:

Mollët – 125g mollë përmbajnë rreth 65 kalori dhe furnizojnë trupin me fibra dhe ujë. Sipas studimeve që i referohet AgroWeb kjo bën që të konsumoni shumë më pak kalori gjatë ditës.

Kale – Një tas me kale përmban 8.75 kalori

Selino – e ngrënë si e tërë dhe jo e shtrydhur përmban vetëm 5.6 kalori.

Frutat e pyllit• Boronicat – Gjysmë gotë boronica përmban 40 kalori• Manaferrat – 100 g përmban 43 kalori• Luleshtrydhet – 1 filxhan me luleshtrydhe përmban 43 kalori• Boronicat e kuqe – 1 filxhan përmban rreth 46 kalori

Rukola – 1 tas me rukola përmban rreth 5 kalori

Qitro – për 100g qitro ka vetëm 42 kalori

Brokoli – 100g përmbjnë vetëm 34 kalori

Lakra – jeshile ose e kuqe lakra përmban pothuajse 0 kalori, duke furnizuar trupin me sasi të mëdha vitamine C dhe plot përfitime shëndetësore

Karotat – një karrotë ka pothuajse 25 kalori

Lulelakra – 100g lulelakër përmban vetëm 25 kalori, ashtu si brokoli

Kastraveci – 100g përmban vetëm 15 kalori dhe 95.23g ujë

Sallata jeshile – 100g përmban vetëm 14 kalori

Lëngu i limonit të verdhë dhe jeshil – pothuajse 0 kalori

Spinaqi – 100g gjethe spinaqi përmbajnë 23 kalori dhe 91.4g ujë

Domatet – 1 domate ka pothuajse 10.8 kalori, ndërsa një domate qershi ka vetëm 3.61

Këto ushqime plot fibra, minerale dhe vitamina janë shumë të shëndetshme dhe duhet t’i konsumoni çdo ditë, sidomos nëse doni të humbni peshë.

Related posts

Çfarë u promovua javën e kaluar në Spitalin Klinik të Tetovës/ Drejtori Osmani jep detaje

Gazetamax.mk

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse flini në shpinë?

Gazetamax.mk

Venom, një mega ambient i mrekullueshëm që bën namin në Kosovë

Gazetamax.mk