GazetaMax
Ballina

Ushqimi i shëndetshëm, i rëndësishëm për fitnes

Të ushqyerit me një dietë të balancuar mirë mund t’iu ndihmojë t’i merrni kaloritë dhe vlerat ushqyese që ju nevojiten për t’i përmbushur aktivitetet tuaja ditore, përfshirë këtu edhe ushtrimet e rregullta fizike.
Kur vjen puna tek ngrënia e ushqimeve që ju japin energji për të pasur performancë sa më të mirë gjatë fitnesit, nuk është e thjeshtë si të zgjedhësh konsumimin e perimeve në vend të brumërave. Ju duhet t’i hani llojet e duhura të ushqimeve, në orët e përshtatshme të ditës.
Ushqimi i parë i ditës është shumë i rëndësishëm për një organizëm të shëndoshë, transmeton Koha.
Sipas një artikulli të botuar në “Harvard Health Latter”, ngrënia e mëngjesit të rregullt ndërlidhet me uljen e rrezikut për t’u prekur nga obeziteti, diabeti dhe sëmundjet tjera të zemrës.
Fillimi i ditës me ushqim të shëndetshëm ju ndihmon ta rimbushni sasinë e sheqerit në gjak, për të cilin trupi juaj ka nevojë për t’i furnizuar me energji muskujt dhe trurin.
Ushqyerja e shëndetshme me mëngjes është sidomos e rëndësishme në ditët kur ju ushtroni fitness. Kalimi i vaktit të parë të ditës ju bënë të ndiheni pa energji dhe të përgjumur.
Zgjedhja e vaktit të duhur të ushqimit për mëngjeset tuaja është tejet e rëndësishme. Shumë njerëz mbështeten tek karbohidratet e thjeshta për ta filluar ditën e tyre. Konsumimi i një gjevreku apo petulle nuk ju mbanë të ngopur për shumë kohë. Përderisa, një mëngjes i pasur me fibra dhe proteina e largon ndjenjën e urisë për më shumë kohë, dhe ju siguron energjinë që iu nevojitet për t’i vazhduar aktivitetet ditore.

Related posts

Kur është koha e përkryer për kafe

Gazeta Max

Para apo pas ngrënies, kur është koha e duhur për të pirë ujë

Gazeta Max

Memorandum bashkëpunimi/ Zëvendësministri Hasani: Përforcojmë kapacitetet për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit

Gazeta Max