GazetaMax
Sport

Vadedin Sulejmani falënderon mbështetësit e tij si dhe premton projekte te reja

Ish mundësi i suksesshëm i KM Shkupi, Vadedin Sulejmani, po vazhdon te jetë aktiv ne sportin e mundjes duke kontribuar tek gjeneratat e reja, ndërkohë që prania e tij është edhe ne boksin profesionist ne Gjermani sidomos kur ne ring paraqiten boksier shqiptar duke ju dhënë mbështetje. Talenti i tij fatkeqësisht u shua shumë herët pasi ai mori një dëmtim në krah dhe ashtu vazhdoj edhe në Gjermani, mirëpo edhe pse kishte suksese nuk mund ti përballonte ushtrimeve te fuqishme dhe u deshtë të largohet nga mundja aktive por gjithnjë mbeti ne dysheme duke i ndihmuar gjeneratave te reja. Ai shpreson se do te vjen një ditë kur do të hap një shkollë të mundjes në Maqedoninë e Veriut por edhe në Gjermani dhe do të nxjerr kampionë të ri. Ndryshe, Vadedini në Gjermani ka emigruar qysh si fëmijë kurse si mbështetës në fillin e tij ka qen motra e tij që e falënderon publikisht si dhe Avdyl Emini, Miftar Regjbeqaj e Sadat Papaj. Duhet cekur se, Vadedin Sulejmani sot punon në një institucion ku me sjelljet e tija dhe punën që bënë është shumë i respektuar në vendin ku jeton, ndërkohë që sporti atë e bëri edhe më luftëtar në jetë, andaj ai sot mund të mburret lirisht se i ka të gjitha. Nga ana tjetër, Vadedini ka një vajzë dhe një djalë dhe është një prind mjaft i përkushtuam ne familjen e tij. 
Dallimi mes mundjes gjermane dhe asaj ballkanike ?
Teknikat e mundjes kryesisht ato themeloret janë të njëjta kudo që paraqitesh, normal disa prej tyre dallohen sepse mundja ka aq teknika sa që mund te themi janë pa kufi. Por normal dallon pak a shume puna përgatitore ne Gjermani dhe vendet e Ballkanit sepse gjermanet edhe i kanë kushtet dhe mund te eksperimentojnë me shume dhe kjo i bën ata me te fuqishëm. Ne Gjermani ka shume mundës nga jashtë që garojnë me sukses ne BundesLige dhe normal pagesa është mjaft e mire por edhe te njëjtit i punësojnë ne vende te mira.
Sa mbështet ky sport ne Gjermani nga sponsoret dhe shteti ?
Jo vetëm ky sport por çdo sport që ekziston ne Gjermani mbështet maksimalisht nga shteti dhe komuna ku jetojnë. Poashtu nuk mungojnë edhe sponzorat sidomos nëse ke rezultate te mira vendore dhe ndërkombëtare. Keshtu që vetem duhet vullnet dhe shumë punë dhe suksesi padyshim se do arrihet.
Kohen e fundit po ju shohim edhe ne boksin profesionist, kemi ndonjë risi ?
Jam pjesë e “ArenaRing Management Promotion” me menaxherin e boksit profesionist Avdyl Salihu ku edhe ndajmë përvojat tona sportive dhe besoj shume se ne te ardhmen do te punojmë diçka ne ngritjen e formës se sportiveve. Ne përgjithësi sportet luftarake i dua shume dhe me shumë kënaqësi i përcjelli të njëjtat. Me gëzon fakti se shume shqiptar po arrijnë suksese mjaft te mira ne boksin profesionist.
Kush ju ka ndihmuar me se shumti ne integrimin e juaj ne Gjermani
Stacioni i parë në Gjermani ka qen tek motra dhe shfrytëzoj rastin ta falënderoj shume për kontributin e dhënë si ne aspektin financiar ashtu dhe në vendbanimin ku falënderoi edhe dhëndrin Avdyl Emini së bashku me babain Bacin Beq. Madje këto ishin iniciatorët kryesor që unë edhe në Gjermani të vazhdoj me sportin e mundjes  dhe aty filloj një jetë e re për mua, ata më kanë përcjell edhe në shumë stërvitje dhe më kanë ndihmuar edhe si përkthyes në klub sepse unë në fillim nuk e dija gjuhen gjermane. Ne kete vend poashtu njoftova edhe shumë shqiptar, një ndër ta ishte Sadat Papaj i cili më ka ndihmuar edhe në punësimin tim që edhe e falënderoi shume, dhe meriton një respekt të veçantë nga unë e gjithë familja Papaj si dhe Miftar Regjbeqaj.
A mendon ne te ardhmen te hapesh ndonjë shkolle te mundjes ne Gjermani apo Maqedoni?
Planet gjithnjë ekzistojnë por për momentin nuk mund te them asgjë sidomos tani kur bota është në një krizës për shkak luftës në Ukrainës si dhe pandemisë. Por shpresoj shume se do te hapi një shkollë të mundës në të ardhmen dhe përvojën time shumëvjeçare do t’ia përcjellja gjeneratave të reja.

Related posts

Ylli i NBA arrestohet për posedim marijuane

Gazetamax.mk

Januzaj tek gjiganti i Serie A këtë verë

Gazetamax.mk

Fabregas arrin marrëveshje për transferimin tek Como

Gazetamax.mk