GazetaMax
Sport

Vajzat e Kosovës e Shqipërisë homazhe në Prekaz

Kombëtaret U16 të Kosovës dhe Shqipërisë vizitojnë kompleksin memorial të Jasharajve – homazh dhe frymëzim.

Para ndeshjes së dytë miqësore mes Kombëtareve U16 të vajzave të Kosovës dhe Shqipërisë, dy ekipet zhvilluan një vizitë të veçantë në kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz.

Ky ishte një moment përkujtimi dhe reflektimi, por edhe një burim i thellë frymëzimi për vashat e reja nga të dyja vendet, të shoqëruara nga stafet teknike respektive.

Vizita në vendin ku qëndresa dhe sakrifica e familjes Jashari mbeten simbol i lirisë, la mbresa të forta tek sportistet e reja që me krenari përfaqësojnë flamurin kuqezi dhe atë dardan.

Pas këtij homazhi, ekipet u rikthyen në parket për miqësoren e dytë, të cilën këtë herë e fitoi Shqipëria U16 me rezultat 3:0. Një ndeshje ndryshe nga ajo e një dite më parë, ku vajzat e Kosovës triumfuan 3:1.

Këto dy përballje shërbyen si një test i mirë dhe i vlefshëm për të dyja kombëtaret në prag të CEV U16 Kampionatit Evropian, që zhvillohet nga 2 deri më 13 korrik në Prishtinë dhe Tiranë.

Related posts

Do ketë edhe shportë të vitit të ri me mbi 600 produkte, publikohet javën tjetër

Gazeta Max

Xherdan Shaqiri po e rikthen Baselin tek titulli kampion pas 8 vitesh

Gazeta Max

Pas De Bruynes, një tjetër largim i madh pritet të ndodhë tek Manchester City

Gazeta Max