GazetaMax
Kuriozitete

Valon Ethemi firmos me Sivasspor-in

Klubi turk Özbelsan Sivasspor ka bërë zyrtarizimin e radhës në merkato duke afruar në skuadër sulmuesin e krahut të majtë, Valon Ethemi.

27-vjeçari ka mbërritur në Sivas ku, në praninë e nënkryetarit Ahmet Fatih Korkmaz, hodhi firmën mbi kontratën që e lidh me skuadrën kuqe-bardhë.

Ethemi ka lindur më 3 tetor 1997 në Maqedoninë e Veriut dhe hapat e parë në futboll i ka hedhur te Renova. Karriera e tij më pas ka kaluar përmes Dinamos, KF Adriatikut, FK Kukësit, İstanbulspor-it dhe Konyaspor-it. Sezonin e fundit, ai ishte pjesë e Alagöz Holding Iğdır FK, ku u aktivizua rregullisht dhe spikati me lojën e tij.

Sulmuesi shqiptar ka veshur edhe katër herë fanellën e Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, duke fituar eksperiencë ndërkombëtare.

Me afrimin e Valon Ethemit, Sivasspor synon të forcojë repartin ofensiv për sezonin e ri dhe të shtojë konkurrencën në krahun e majtë të sulmit.

Klubi i ka uruar mirëseardhje futbollistit shqiptar, duke i dëshiruar suksese të mëdha me ngjyrat kuqe-bardha.

Related posts

PSG në verë do ta transferojë yllin e Man Utd

Gazeta Max

Manchester City synon 3 trofe dhe rekordin e United të Ferguson në vitin 1999 MË: 18 MAJ 2023 NË ORA: 17:02

Gazeta Max

Shqiponja midis Turqisë, goli kundër Antalyaaspor për Afrim Bunjaku, Valon Ethemi shfaqet i jashtëzakonshëm

Gazeta Max