Ishte fare i ri kur është larguar drejt Austrisë, por Mitrovica e tij mbetet në zemër dhe nuk përton kurrë ta tregojë edhe para miqve të tij politikanë në Austri e me gjerë. Këtë e ka thënë mes tjerash në një intervistë të sinqertë në programin e mëngjesit në RTV21 djaloshi i ri me ëndrra, synime dhe realizime të medha por gjifhmonë edhe si asambleist që është në Gleisdorf në Austri duke u krenuar me origjinën e tij Valton Halimi. Nisja në rrugën e politikës në shtetit e huaj ku tashmë ka krijuar jetën dhe familjen e kanë bërë të mos ndalet në këtë synim që nga viti 2013. Por jo vetëm kaq ai ka treguar në ketë lidhje live edhe për miqësinë e tij me një prej eurodeputëve më të zellshëm për çeshtjen e Kosovës si Lukas Mandl, ku rrëfeu edhe se çfarë biseduan edhe pas vizitës së këtij të fundit në vendin tonë. Në një moment drejtuesi i emisionit e quajti Valtonin një ambasador i mirë për Kosovën në shtetin ku ai jeton, megjithëse Valtoni me modesti tha se kjo fjalë duket e madhe për të. E në pyetjen që gazetari i emisionit i afroi Valtonin duke i thënë për dy oferta, njëra që ishte të qeverisë e të ndihmojë komunën e Mitrovicës apo të kthehhet në Kosovë për të dhënë njē ndihmë qeverisë. Në një të qeshur të menduar ai është përgjigjur se nuk mund ta japë tash një përgjigje por për Kosovën vendin e tij kishte sakrifikuar shumë e për tu kthyer në Kosovë kishte preferuar vendlindjen e tij Mitrovicën, sepse e ka në zemêr. Gjithashtu ai nuk e la pa cekur edhe ngërçin politik në Kuvendin e Kosovës që siç ai tha vendi po shkon në njē drejtim tē gabuar, ku edhe vetë nga larg i ndjek kēto zhvillime dhe bëri një krahasim me politikanën në Austri që kur e shohin se nuk duhen e nuk votohen tërhiqen, dhe nuk e lëbë vendin në stangim pavarësisht se cilës parti i përkasin. Nëse ju ka humbur ky rrëfim i tij mund ta ndiqni në linkun më poshtë.