GazetaMax
LAJME

Vazhdon debati për gjendjen në energjetikë, Qeveria miratoi mjete të reja

Shkup, 28 shtator – Qeveria në seancën e djeshme mori vendim për miratim 1,1 miliardë denarë të SHA “Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV) për furnizimin e energjensave, për funksion likuid dhe furnizim të vazhdueshëm me energji termike për konsumatorët e Qytetit të Shkupit gjatë sezonit të ardhshëm të ngrohjes.

Qeveria garanton se ka një plan shumë të qartë për përballim me krizën energjetike, duke vënë në funksionim të gjitha kapacitetet energjetike – aftësim të bllokut 3 në REK Manastir dhe vënien në funksion të TEC Osllomej. Prej dje është vënë në punë kaldaja e parë e TEC Negotinë, me prodhim të energjisë elektrike me fuqi prej 60 megavat, ndërsa ekipet e ekspertëve tashmë po punojnë për lëshimin e kaldajës së dytë.

Ndërkohë, sot, e gjashta ditë, do të vazhdojë debati në Komisionin kuvendor për mbrojtje dhe siguri për propozim-vendimet për vazhdimin e afatit për ekzistim të gjendjes së krizës në të gjithë territorin e shtetit, për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe gjendjet në tregun e energjisë elektrike, si dhe ekzistimin e gjendjes së krizës në rajonin e qytetit të Shkupit, për shkak të mungesës së energjisë termike, mundësia për shfrytëzimi e lëndëve djegëse alternative dhe gjendjeve në tregun e energjisë termike.

Pas përfundimit të debatit në komisionin amë kuvendor, deputetët në seancë plenare do të duhet të votojnë për vazhdim dhe për gjysmë viti të gjendjes së krizës në energjetikë, që është në fuqi me vendim të Qeverisë nga 1 shtatori.

Sipas kryeministrit Dimitar Kovaçevski, vazhdimit po bisedohet për furnizimi më të përshtatshëm me energji me disa vende, përfshirë Serbinë, Bullgarinë dhe Turqinë.

Për financimin e aktiviteteve për përballje me krizën energjetike tashmë është siguruar një strukturë financiare me kreditorë dypalësh, ndërsa së shpejti kryeministri pret të përfundojnë edhe negociatat me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN). Po bisedohet edhe me disa vende financiarisht më të pasura nga Lindja e Mesme. Për sigurimin e mjeteve likuide financiare për EMV-në është siguruar kredi nga BERZH-i, ndërsa kryeministri edhe dje u ka bërë apel deputetëve të opozitës, siç tha, ta miratojnë sa më shpejt dhe pa asnjë shantazh.

Lidhur me ngrohjen qendrore në Shkup, Kovaçevski theksoi se ka dy pjesë – ngrohja e qytetit nga një operator i ri, për të cilin EVM tashmë ka marrë licenca dhe e dyta, sigurimi i gazit për funksionimin e TE-TO.

Marrëdhëniet kreditore ndërmjet EVM, BEG apo një provajderi tjetër të shërbimeve, sipas kryeministrit, do të zgjidhen në përputhje me Ligjin për shoqëri tregtare dhe marrëdhëniet obligative.

Ndërkohë, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, duke u përqendruar në masat e qeverisë për krizën energjetike, bëri të ditur se hotelierët do të marrin mbështetje, ndërsa minierat, kazinotë, bankat dhe aktivitete të tilla nuk do të mbështeten.

Bekteshi përsëriti se do të ndihmohen kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve, ndërsa do të merren masa përkatëse për ngrirjen e çmimeve dhe të marzhave.

Edhe zëvendëskryeministrja Bytyqi konfirmoi se biznesi do të ndihmohet drejtpërdrejt, por vetëm ata sektorë që kanë vërtet nevojë nga kjo

Ai informoi se disa hotele dhe objekte hoteliere janë në tregun e rregulluar dhe kanë çmim të garantuar të energjisë elektrike deri më 31 dhjetor, ndërsa për ata në tregun e lirë, Qeveria deri në fund të kësaj jave do të dalë me propozime konkrete për që t’i ulin shpenzimet për energji elektrike.

Edhe ministrat dikasterial në fushat të punës dhe politikës sociale dhe shëndetësisë pohojnë se me këto resorë nuk do të ketë probleme me mungesën e energjisë elektrike.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, është decide se ngrohje në kopshte se do të ketë.

Related posts

Konferencë “Ndërtimi i kapaciteteve të shkollave” me rastin e Ditëve të Erasmusit 2022

e-max

Nuk dorëzohet Ukraina, i thotë jo kapitullimit në Mariupol

e-max

Rritet numri i të punësuarve në zonat e lira

e-max