GazetaMax
Lajme

Vazhdon debati për zgjedhjen e Joveskit si gjykatës kushtetues

Shkup, 19 shtator – Anëtarët e Komisionit kuvendor për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve sot duhet ta vazhdojnë debatin për zgjedhjen e prokurorit publik, Lubomir Joveski për gjykatës kushtetues.

Në mbledhjen që u mbajt të premten zëvendës-koordinatorja e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Eli Panova paralajmëroi se deputetët e opozitës do të kenë fjalime të gjata dhe e përsëriti qëndrimin e partisë pse nuk e mbështesin Joveskin që të bëhet gjykatës kushtetues. Ajo potencoi se ata sa më gjatë që munden do ta zvarrisin votimin për të, duke dëshiruar që të parandalojnë që ai të bëhet gjykatës kushtetues.

“Konsiderojmë se është përgjegjës për krime dhe afera të cilat ai nuk i ka pastruar, tha ajo, duke shtuar se Joveski, por edhe Tatjana Vasiç Bozaxhieva, e cila gjithashtu është propozim i partive në pushtet, nuk guxojnë të jenë gjykatës kushtetues.

Anëtarët e këtij Komisioni ditëve të fundit kanë përkrahur kandidatet Tatjana Vasiq Bozaxhieva, e cila punon në Ministrinë e Drejtësisë si këshilltare shtetërore për legjislacion civil dhe gjykatësin civil në Gjykatën e Apelit në Shkup, Fatmir Skender, të dy të propozuar nga LSDM.

Nga gjashtë kandidatët e propozuar për gjykatës kushtetues të opozitës VMRO-DPMNE, asnjëri nuk mori mbështetje. Partia propozoi Savo Klimovskin, profesor universitar, Todor Vitlarovin, punonjës në Prokurorinë e Lartë Publike në Shtip, gjykatësin në pension Branko Sekulovskin, Voislav Dimovskin, prokuror publik deri para pak kohësh nga Prokuroria Themelore Publike në Ohër dhe gjykatësen e Gjykatës Administrative, Vesna Jovanovskën dhe profesoreshën Rodna Zhivkovskan .

Gjykata Kushtetuese më shumë se një vit punon në përbërje jo të plotë. Nga nëntë anëtarët e paraparë, katër anëtareve u ka skaduar mandati.

Related posts

Zelensky: Terrori i rusëve në Mariupol do të mbahet mend me shekuj

Gazetamax.mk

Përgatitet ligji i ri për Kulturë, Sindikata e Kulturës ka reaguar ndaj mënyrës se si zhvillohet procedura

Gazetamax.mk

Për shkak të mjegullës është zvogëluar dukshmëria afër Demir Kapisë

Gazetamax.mk