GazetaMax
Lajme

Vazhdon gjykimi për vrasjen e Denis Tot

Shkup, 9 nëntor – Me paraqitjen e provave nga mbrojtja, në Gjykatën themelore penale – Shkup sot vazhdoi gjykimi për vrasjen e hendbollistit kroat Denis Tot, i cili u rrah për vdekje para një diskotekë në parkun e qytetit të Shkupit.

Në seancën e kaluar, me sugjerim të mbrojtjes, dëshmuan Dr. Zora Mitiq, psikiatre e aftë dhe Dr. Sonja Eftimova, specialiste e psikologjisë, e cila analizoi gjendjen psikologjike të Anxhelo Gjorgievskit, njërit nga të pandehurit në proces.

Mitiq theksoi se Gjorgievski kishte plagë në dorën e djathtë, me të cilat i dha goditjen e parë Totit dhe sipas saj, muskujt e kësaj gjymtyre i ka të dobët, që do të thotë se goditja ishte e dobët.

Në gjykim dëshmoi edhe Sanja Eftimovska, specialiste e psikologjisë mjekësore, e cila e cilësoi Gjorgievskin si person pasiv në situata stresuese.

“Bëhet fjalë për një person me të menduarit logjik me sens të shëndoshë me test realiteti të ruajtur dhe aftësi për sjellje të kompensuar. Në situata stresuese dhe frustruese, njerëzit reagojnë ndryshe. U pa se Angelo është i prirur për pasivizim, ai pi edhe ilaçce, ndërsa mbizotërojnë simptomat e tipit neurotik, një gjendje në të cilën dikush tërhiqet, dikush sulmon. Ai është nga ata tipa që pasivizojnë, tha Eftimova.

Prokuroria Themelore Publike Shkup i procedon të pandehurit Anxhelo Gjorgievski, Klementina Levkovska dhe Andrej Kostovski për veprën penale “vrasje” nga neni 123 paragrafi 1 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal. Sipas aktakuzës, të pandehurit akuzojnë se më 7 prill, para një lokali nate në parkun e qytetit në Shkup, së bashku e kanë privuar nga jeta hendbollistin Denis Tot.

Gjykimin e udhëheq gjyqtarja Elena Ilievska Josifovic, ndërsa përfaqësuese e prokurorisë është prokurorja Tanja Trajçevska.

Related posts

Çimentorja “USJE” obligohet të kalojë në ngrohje me gaz natyror në afat prej pesë ditëve

Gazetamax.mk

Pollogu humb projektin për trajtim të qenve endacakë!

Gazetamax.mk

Fillon fushata “Vakt i shëndetshëm për çdo fëmijë”

Gazetamax.mk