GazetaMax
Lajme

Vazhdon gjykimi për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

Shkup, 14 tetor – Në Gjykatën Themelore në Tetovë sot me fillim në orën 10 duhet të mbahet seanca në procesin gjyqësor për zjarrin në spitalin modular të Tetovës. Gjykimi duhej të fillonte më 6 shtator, por u ricaktua për sot, pasi gjyqtari Jordan Vellkovski e shtyu fillimin e procesit për shkak të mungesës së dy prej tre të akuzuarve.

Nga të akuzuarit në seancën e parë i pranishëm ishte ish-drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Florin Besimi, ndërsa mungonin drejtori ekonomik Artan Etemi dhe mjeku Boban Vuçevski.

Gjykimi erdhi pasi më 27 korrik Prokuroria dorëzoi aktakuzë nga Gjykata Themelore – Tetovë. Me atë propozim, PTHP Tetovë i akuzoi dy drejtorët e Spitalit Klinik të Tetovës Florin Besimin dhe Artan Etemin për vepër penale të vepra të rënda kundër sigurisë publike dhe mjekun Boban Vuçevskin për vepër penale mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë, ndërsa personi juridik ISHP Spitali klinik Tetovë për vepra penale shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe mosrespektim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë.

Prokuroria dhjetë muaj zhvilloi hetim në të cilin u bënë analiza dhe ekspertiza nga MPB-ja, Fakulteti i Teknologjisë, një inxhinier elektroteknik dhe ekspertë dhe hetues nga Policia Kriminale Federale e Gjermanisë.

Në tetor të vitit 2021, pas ekspertizës së MPB-së, Prokuroria informoi se zjarri në objektin modular është shkaktuar si pasojë e një kabllo zgjatëse të djegur, në të cilën janë vendosur një aparat defibrilator-reanimues, një karikues celulari dhe një pajisje tjetër, informoi prokuroria.

Dy drejtorët e atëhershëm të spitalit të Tetovës dhanë dorëheqje, por mbetën në pozitat e tyre deri në ristrukturimin në Qeveri. Zjarri në spitalin modular të Kovid-it ka ndodhur më 8 shtator të vitit të kaluar. Në stihinë e zjarrit që për disa minuta objekti u dogj deri në themel, jetën e humbën 14 persona, ndërsa disa pacientë u lënduan rëndë.

Related posts

Kovaçevski akuzon VMRO-në se përshkak tyre Qeveria humbi 100 milion euro

Gazetamax.mk

Vdes në moshën 78 vjeçare, djali i Kiro Gligorov

Gazetamax.mk

Konflikti në Lindjen e Mesme, përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Hezbollahut

Gazetamax.mk