GazetaMax
Lajme

Vazhdon rikonstruimi i infrastrukturës lokale në Karposh të Kumanovës, në rrugën “170” po vendoset bekaton

Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës lokale, në rrugën “170” në lagjen Karposh ka nisur procesi i bekatoninimit. Punimet po zhvillohen në përputhje me planin e parashikuar nga Komuna e Kumanovës për modernizimin e rrugëve dytësore dhe lehtësimin e qarkullimit për banorët.

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, theksoi se komuna po vazhdon me intensitet të shtuar punët në terren, me qëllim krijimin e kushteve më të mira për jetesë dhe siguri për qytetarët.

“Qëllimi ynë është i qartë – të ofrojmë infrastrukturë të qëndrueshme, të sigurt dhe funksionale për të gjithë banorët e Kumanovës,” thuhet në njoftimin zyrtar të komunës.

Ky është vetëm një nga projektet e shumta infrastrukturore që aktualisht janë në zbatim në territorin e komunës, si pjesë e investimeve të vazhdueshme në shërbim të komunitetit lokal.

Related posts

Taksistit në Tiranë i vidhen paratë nga një eskortë, publikohen pamjet

Gazeta Max

Emir Sulejmani në Cerovë: Bashkë si një familje për ndryshimin që duam

Gazeta Max

Bisedë telefonike Radev-Makron

Gazeta Max