GazetaMax
Lajme

Vazhdon seanca parlamentare për rikonstruimin e Qeverisë së RMV-së

Shkup, 14 shkurt – Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dje pasdite u zhvillua debati për propozimin për rindërtimin e qeverisë së kryeministrit Dimitar Kovaçevski, i cili në fillim të fjalimit tha se vendimet për ndryshime në kabinetin qeveritar nuk janë të motivuara nga interesat e ngushta të ndonjë partie në qeveri, por a do të mbetej vendi në rrugën e progresit. Seanca për rikonstruimin e qeverisë do të vazhdojë sot në mesditë.

“Për mua, këto vendime nuk kanë dhe nuk duhet të lidhen me dëshirat, motivet dhe kërkesat e kryesisë së asnjë partie, prandaj dua të saktësoj menjëherë se sot të gjithë vendosim nëse dhe si do të qëndrojmë në rrugën e progresi ose pasi disa faktorë të brendshëm dhe “të jashtëm duan ta shtyjnë vendin në një krizë dhe destabilitet të ri”, tha Kovaçevski.

Fjalimi i Kovaçevskit hasi në kundërshtimin e madh të opozitës. Ai tha se për të politika nuk është matematikë, por parime dhe përgjegjësi.

Kryeministri akuzoi OBRM-PDUKM-në opozitare dhe “Të Majtën” se “janë pengesë në rrugën evropiane të vendit” dhe falënderoi bashkëpunimin e mëparshëm të Alternativës, e cila doli nga pushteti.

Rikonstruimi i qeverisë vjen në një kohë kur Kuvendi duhet të vendosë për ndryshimin e Kushtetutës.

Related posts

Qytetarët vështirë t’i paguajnë këstet mujore!

Gazeta Max

Besimi: Masa të targetuara dhe konsolidim fiskal si përgjigje ndaj inflacionit dhe rrezikut të stagflacionit

Gazeta Max

MPB dhe KSHPK do të bashkëpunojnë për të dhënat personale dhe pasurisë së qytetarëve

Gazeta Max