GazetaMax
Lajme

Vazhdon vizita e delegacionit qeveritar në Itali

Shkup, 10 qershor – Vazhdon vizita në Itali e delegacionit qeveritar të kryesuar nga zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ministrit pa resor i angazhuar për Diasporën, Xhemail Çupi, kryetarëve të komunave dhe përfaqësuesve të Odave Ekonomike të Maqedonisë së Veriut.

Pas takimit me kryetaren e Këshillit të metropolit të Venedikut, Ermelinda Damiano, zëvendëskryeministri Bytyqi, ministri Çupi dhe Munir Shemsi, kryetar i Asociacionit “API NORTEST”, do të mbajnë konferencë shtypi për mediat.

Për pasdite është caktuar takim pune e përfaqësuesve të Odave Ekonomike të Maqedonisë së Veriut me Unionin e Odave Ekonomike të Italisë, ndërsa vizita përfundon me organizimin e forumeve të biznesit midis afaristëve të të dyja vendeve dhe me prani të përfaqësuesve të autoriteteve rajonale në rajonin Veneto.

Vizitën e përfaqësuesve të Maqedonisë së Veriut dhe takimet i organizon Asociacioni “API NORTEST” dhe Konsullata e përgjithshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Venecie.

Related posts

Taravari zgjidhet kryetar i ASH deri në kongres

Gazeta Max

Vuçiq sërish i ashpër: Nuk duhet të bëhemi kurrë anëtarë të NATO-s, ata vranë fëmijët tanë

Gazeta Max

Java evropiane e imunizimit – shënimi i përparimit dhe potenciali i vaksinave për jetë të gjatë cilësore

Gazeta Max