GazetaMax
Kuriozitete

Vdekja e Mino Raiolas, familja merr vendimin ekstrem për funeralin e ish-agjentit të shumë yjeve

Varrimi i Mino Raiolas, i cili vdiq pasditen e së shtunës në moshën 54-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë dhe të dhimbshme, do të bëhet në mënyrë rigoroze konfidenciale.
Dita, ora dhe vendi ku do t’i jepet lamtumira e fundit agjentit të shumë yjeve nuk do të bëhen publike.
Një zgjedhje, ajo e të afërmve Raiolas, në përputhje me konfidencialitetin e dëshiruar dhe mbajtur nga vetë i ndjeri dhe shoqëruesit e tij në muajt e fundit të jetës, gjatë përballjes së pasuksesshme me sëmundjen e rëndë, raporton La Gazetta dello Sport.
Familja nuk dëshiron që te ketë ekspozim në media të ceremonisë së varrimit dhe ajo do të bëhet në mënyrë sekrete.
Është kërkuar që as lojtarët që menaxhoheshin nga ai të mos jenë prezent, duke i lënë familjarët në privatësi të plotë.
Thuhet se trashëgiminë e Raiolas pritet ta vazhdojë një kushëriri i afërt i tij, ndërsa në ekip mund të jetë edhe Zlatan Ibrahimovic si fytyra kryesore e agjensionit.

Related posts

Fabian Ruiz gjithnjë e më afër Paris Saint Germain

Gazeta Max

Atletico ofroi 20 milionë euro për Griezmann, Barca nuk pranoi ofertën

Gazeta Max

15 delegatë bojkotojnë Kuvendin e FFK-së

Gazeta Max