GazetaMax
Adrenaline

Vdes në moshën 76-vjeçare ish-pronari i Liverpoolit, David Moores

Liverpool ka konfirmuar se ish-pronari i ekipit, David Moores, ka vdekur. Moores, një Red i përjetshëm, shërbeu si drejtor i Liverpoolit nga viti 1991 deri më 2007.
Ai e udhëhoqi klubin në epokën e rritjes në Premier League dhe ishte në krye kur klubi fitoi Champions Leaguen më 2005.
Familja e tij mbajti shumicën e aksioneve në Reds për më shumë se 50 vjet, para se përfundimisht t’ua shiste klubin investitorëve amerikanë, Tom Hicks dhe George Gillette, raporton 90Min.
“David – i cili zakonisht i shmangej publicitetit, duke preferuar të vepronte në sfond – pa Reds tek fituan 10 kupa të mëdha gjatë mandatit të tij 16-vjeçar, duke përfshirë, natyrisht, Ligën e Kampionëve më 2005. Mendimet e të gjithëve në Liverpool FC janë me familjen dhe miqtë e Davidit në këtë kohë të vështirë”, tha klubi i Liverpoolit në një deklaratë.

Related posts

Lojtarët me statistikat më të mira deri më tani në turneun e CS:GO – IEM Katowice

Gazetamax.mk

Milan lufton deri në fund, e kalon edhe pengesën e quajtur Verona

Gazetamax.mk

Zvicra barazon rezultatin me Kosovën, shënon Lotomba

Gazetamax.mk