GazetaMax
Lajme

Vdes në moshën 78 vjeçare, djali i Kiro Gligorov

Beograd, 27 tetor – Në moshën 78 vjeçare sot në Vjenë ka ndërruar jetë ekonomisti dhe politikologu i njohur Vlladimir Gligorov, djali i Kiro Gligorovit, presidentit të parë të Republikës së Maqedonisë.

Gligorov ka lindur në Beograd, ku e përfundoi shkollën fillore, të mesme, studimet universitare dhe master, ndërsa doktoroi në vitin 1977 në Universitetin “Kolumbia” në Nju-Jork.

Ka punuar në Universitetin në Beograd, në Institutin për shkenca ekonomike, ndërsa nga viti 1994 u punësua në Institutin e Vjenës për studime ekonomike ndërkombëtare, ku më së shumti është marrë me Ballkanin Perëndimor, veçanërisht me Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Malin e Zi.

Në hulumtimet e tij veçanërisht është marrë me rritjen afatgjatë të vendeve në tranzicion, analizat makroekonomike dhe tregjet financiare.

Gligorov ishte bashkëpunëtor i përhershëm i  “Oksford analika”, kompani ndërkombëtare konsultuese e cila siguron analiza strategjike të ngjarjeve botërore, ka shkruar për “Wall Street Journal” ndërsa ka pasur kolumna të rregullta në disa gazeta të përditshme dhe javore në Evropën Juglindore. 

Related posts

ISHP: Pini ujë, mos prisni të keni etje!

Gazeta Max

Vrima në urë/ Magjistralja Kërçovë-Ohër e dëmtuar

Gazeta Max

“Kur ka Big Brother, unë nuk dal në intervista se nuk më ndjek njeri”/ Kush e fiton “BBVA4”? Ja si përgjigjet politikani Agron Shehaj

Gazeta Max