GazetaMax
Lajme

Vëllai i Zaevit nis biznes edhe për prodhimin e energjisë elektrike

Shkup, 8 Tetor – Vice Zaev, vëllai i ish-kryeministrit Zoran Zaev është bërë menaxher i një kompanie të sapoformuar për prodhimin e energjisë elektrike e regjistruar gjatë periudhës së kaluar me emrin “Solar Green Energy”.

Adresa e kompanisë është në rrugën “Goce Dellçev” në Strumicë, ndërsa pronar është Pançe Zaev, babai i Vice Zaevit dhe ish-kryeministrit. Kontributi monetar është 5000 euro, dhe aktiviteti është “prodhimi i energjisë elektrike”, shkruan portali Faktor.

Nuk dihet se cilat burime të prodhimit të energjisë elektrike do të përdorin babai dhe vëllai i Zoran Zaev. Ish-kryeministri deri më tani ka konfirmuar vetëm se Total Energy, kompania në pronësi të djalit të tij 18-vjeçar Dushko Zaev, do të shesë energjinë elektrike të prodhuar nga panelet fotovoltaike.

Related posts

Një bregdet me histori, kur Cezari zbarkoi në Green Coast

Gazeta Max

Kasami në Shipkovicë, inspekton punimet e përroit të fshatit

Gazeta Max

Nga Bukureshti, Bujar Osmani zëshëm shpreh mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO (Video)

Gazeta Max