GazetaMax
LAJME

Vëllai i Zaevit nis biznes edhe për prodhimin e energjisë elektrike

Shkup, 8 Tetor – Vice Zaev, vëllai i ish-kryeministrit Zoran Zaev është bërë menaxher i një kompanie të sapoformuar për prodhimin e energjisë elektrike e regjistruar gjatë periudhës së kaluar me emrin “Solar Green Energy”.

Adresa e kompanisë është në rrugën “Goce Dellçev” në Strumicë, ndërsa pronar është Pançe Zaev, babai i Vice Zaevit dhe ish-kryeministrit. Kontributi monetar është 5000 euro, dhe aktiviteti është “prodhimi i energjisë elektrike”, shkruan portali Faktor.

Nuk dihet se cilat burime të prodhimit të energjisë elektrike do të përdorin babai dhe vëllai i Zoran Zaev. Ish-kryeministri deri më tani ka konfirmuar vetëm se Total Energy, kompania në pronësi të djalit të tij 18-vjeçar Dushko Zaev, do të shesë energjinë elektrike të prodhuar nga panelet fotovoltaike.

Related posts

Një tjetër sfidë e vendit në planin diplomatik. Ja me cilën iniciativë do të kryesojë Bujar Osmani

e-max

Zhduket gazetarja që live e quajti kriminale luftën e Putinit në Ukrainë

e-max

Bashkëjetesa mes personave të gjinisë së njëjtë, nuk ka kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës

e-max