GazetaMax
Sport

Verë e nxehtë për Ramadanin

Ylber Ramadani është i grumbulluar me Kombëtaren shqiptare dhe mund të jetë protagonist në ndeshjen e sotme të kuqezinjve në Letoni. Por pas sfidës, ai do të shkojë të shijojë disa ditë pushime para se të kthehet përsëri në dispozicion të klubit të Leçes për sezonin e ri.

Kjo verë do të jetë e rëndësishme për Ramadanin, pasi do të vendosë të ardhmen e mesfushorit të kuqezinjve.

Ai është afirmuar si një lojtar që mund të luajë rregullisht në Serinë A dhe tashmë do të duhet të vendosë nëse dëshiron ta bëjë përsëri një gjë të tillë me Leçen, siç ka bërë në dy sezonet e fundit.

Kontrata e tij me Leçen përfundon në verën e vitit 2026 dhe sipas mediave pranë klubit, palët do të ulen për të biseduar për vazhdimësinë. Leçe do të kërkojë rinovimin e kontratës me mesfushorin 29-vjeçar kuqezi, por pasi të mësohet kush do të jetë trajneri i ri i kësaj skuadre nga e cila u largua Marko Xhampaolo.

Nëse do të arrihet akordi, pritet të firmoset një tjetër kontratë trevjeçare, përndryshe Ramadani mund të përfundojë në listën e lojtarëve që cilësohen në shitje nga klubi.

Related posts

Rodri përballet me një dëmtim të ri, jo aq të lehtë

Gazeta Max

Konferencë vjetore për decentralizim dhe vetëqeverisje lokale

Gazeta Max

Kreu i FFM-së Masar Omeragiq: “Darko Kostovski është shembull se si duhet të udhëhiqet futbolli lokal!”

Gazeta Max