GazetaMax
Lajme

Veterani i BDI-së, Qefali Havzija, ndan rrugët me Ali Ahmetin

Veterani i UÇK-së dhe funksionar i deritanishëm I BDI-së, Qefali Havzija, ka bërë publikisht të ditur se ndan rrugët me kreun e partisë, Ali Ahmetin. Në një reagim të gjatë, ai thekson se nuk ka qenë kurrë pjesë e klaneve apo servilizmit politik, duke theksuar se përherë ka qenë unifikues e jo përçarës.

Havzija shprehet se që nga viti 2001 asnjë familjar i tij nuk është punësuar përmes subjektit, ndryshe nga të tjerët që sot, sipas tij, paraqiten si të ndershëm, ndërkohë që kanë përfituar punësime të shumta. Ai akuzon se në parti ka përçarje, klane dhe servilizëm, ku veteranët shpërfillen qëllimisht, ndërsa promovohen vetëm interesat personale të disa individëve.

“Nuk kam tradhtuar asnjëherë shokët, dhe gjithmonë jam përkulur vetëm para bashkëluftëtarëve dhe bashkëpartiakëve të ndershëm”, thekson Havzija.

Ai shton se në të ardhmen do të kërkojë takim me Ali Ahmetin për t’i shpjeguar realitetin e situatës dhe për të demaskuar, siç i quan, planët e klaneve brenda partisë.

“Mos i vritni luanët tuaj sepse në fund do t’ju hanë qentë e rrugës”, përfundon Havzija, duke paralajmëruar se BDI rrezikon të përsërisë fatin e partive të mëparshme shqiptare në Maqedoni.

Related posts

Derisa krerët e komunave jepnin llogari, Arsovska paralajmëron rekonstruimin e 36 urave

Gazeta Max

Nxënësit në vend konfirmojnë bullizmin në shkolla, por nuk e paraqesin

Gazeta Max

Nga e hëna vendi do të përfshihet nga temperaturat e larta mbi 40 gradë celsius

Gazeta Max