GazetaMax
Lajme

Vidhet makina e bashkëshortes së kryeministrit polak Donald Tusk, policët po flinin në automjetin ngjitur!

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Poloni, ku makina e familjes së kryeministrit Donald Tusk është vjedhur në orët e para të së mërkurës në qytetin bregdetar Sopot. Lajmi u raportua nga televizioni TVN24.

Policia konfirmoi se ka marrë denoncimin dhe se oficerë të Drejtorisë së Policisë në Gdansk po hetojnë rastin. Ngjarja ka ngritur shqetësime, pasi banesa private e Tuskit në Sopot, ashtu si edhe vila e tij në Varshavë, është nën mbrojtjen zyrtare të Shërbimit të Mbrojtjes së Shtetit. Për këtë arsye, edhe shërbimet sekrete janë përfshirë në hetim, shkruan A2 CNN.

Sipas informacioneve jozyrtare të publikuara nga Onet.pl, automjeti i vjedhur ishte një Lexus në pronësi të bashkëshortes së kryeministrit, Malgorzata Tusk. Gazetari investigativ Marcin Dobski ka bërë të ditur për mediat polake se “oficerët e shërbimit sekret po flinin në makinën e parkuar ngjitur me të”.

Ngjarja mendohet të ketë ndodhur thuajse në të njëjtën kohë kur Rusia lëshoi dronë që hynë në hapësirën ajrore të Polonisë.

Related posts

Boçvarski: Gjithkund është rritur çmimi i pikëpagesave rrugore, tek ne ende jo

Gazeta Max

Do të nënshkruhet marrëveshje për interkoneksionin e gazit

Gazeta Max

Filipçe publikon rezolutën me vija të kuqe: Maqedonia të zbatojë ndryshimet kushtetuese pa pranuar kërkesa të reja

Gazeta Max