GazetaMax
Maqedoni

VLEN: A ka bërë BDI ndonjëherë “test integriteti dhe transparence” dhe ka realizuar “vetting” kundër korrupsionit!?

Për çka saktësisht e ka fjalën BDI kur flet për “standarde të reja të llogaridhënies”?! Cili organ partiak në BDI ndonjëherë ka bërë “test integriteti dhe transparence” dhe ka realizuar “vetting” kundër korrupsionit në BDI?! Cilat janë “standardet e reja të transparencës dhe përgjegjshmërisë” dhe kush në BDI I ka vendosur dhe I ka implementuar ato?!

– A janë këto standardet në bazë të të cilave familjarët e liderit të BDI-së e blenë Qendrën Tregtare “Soravia”?!

– A ishte transparenca dhe përgjegjshmëria modusi sipas të cilit udhëheqësia e BDI-së u bë sinonim I pastrimit të parave në skandalin “LLOTARIA”?!

– A ishte “vetting-u” filtri përmes të cilit Islam Abazi nga Zajazi u bë Prokuror për krim të organizuar dhe korrupsion?!

– Cilat standarde për transparencë I plotësonte EUROVIA kur fitonte të gjithë tenderët kryesorë të institucioneve të Qeverisë?!

– Nëpër cilat filtra antikorrupsion kaloi “PACIENTI” – Doktor Ministri I fotografimeve dhe vetëpromovimit pa përmbajtje pa rezultate?!

Vërtetë, njerëzit nuk janë naivë! Se çfarë mendojnë shqiptarët u vërtetua më 8 maj, kur as policia, as kërcënimet, e as milionat e pista nuk I shpëtuan nga humbja në zgjedhje ministrat që luanin futboll nëpër institucionet e popullit. Shqiptarët e dijnë mire se në prapavijë të retorikës së zjarrtë “patriotike” fshihen interesat e pastra financiare të klanit të oligarkëve politikë të cilëve po u troket në derë përgjegjësia për korrupsion!

I bëjmë thirrje BDI- së: në vend të utopisë dhe fjalëve boshe, në vend të gënjeshtrave për gjoja parime transparence e vetting- u të cilat kjo parti asnjëherë nuk I ka implementuar, le të reflektojë ndaj keqbërjeve dhe le të reformohet. Është koha e fundit që ta pranojnë përgjegjësinë për dështimet dhe të reformohen. Ndërsa logjika sipas të cilës në politikë dikush dikujt “I jep poste” ose “ia merr ato” vetëm se flet për mentalitetin komunist I cili vazhdon ta dominojë këtë parti politike, për fat të keq.

Related posts

Arratisja e Grubit, LSDM-ja akuzon Toshkovskin

Gazetamax.mk

Stoilkoviq u takua me përfaqësues të OJQ-ve: Duhet të angazhohemi sepse pozicionimi më i mirë në raportin e KE-së janë prioriteti im

Gazetamax.mk

Konferencë vjetore për decentralizim dhe vetëqeverisje lokale

Gazetamax.mk