GazetaMax
Lajme

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike në vend. Kështu deklaroi Visar Ganiu nga VLEN, në intervistën për Alsat.

Ai theksoi se Taravari është i vetëdijshëm se, i vetëm, nuk do ta fitojë asnjë komunë, ndërsa largimi me këtë arsyetim, është vetëm një pretekst që më pas të bashkohet me BDI-në.

“Shpesh më pyesin njerëzit a do të ndikojë kjo tradhtia e zotëri Taravarit, që tash po largohet nga ju me preteksin se do të garojë e vetme në zgjedhjet lokale, që s’është e vërtetë për shkak se ai i din të gjitha sondazhet se vetë nuk mund të garon dhe nuk mund ta merr asnjë komunë.

-As Gostivarin dhe Vrapçishtin?

-Asnjë, asnjë, ju betohem kështu. Është ndarë për të gjetur një arsye, për ta shfrytëzuar këtë hapësirën kohore dhe pastaj për të krijuar hapësirë që t’i bashkëngjitet BDI-së. Por prapë se prapë them që, ai nuk duhet për këtë tradhti t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe atyre 107 mijë votave”, tha Visar Ganiu, VLEN.

Ganiu u shpreh i bindur se grupi parlamentar i VLEN-it do të ndajë rrugët nga deputetët e ASH-së, pasi në të kundërtën do të nënkuptonte se BDI është me një këmbë në Qeveri, gjë që për koalicionin është e pa tolerueshme.

“Unë jam i bindur se do të ndahen, për shkak se deputetët e VLEN-it nuk mund të bashkëpunojnë me deputetë të cilët ata mendojnë dhe mundohen, nuk e fshehin që kanë bashkëpunim me BDI-në dhe ja hapin derën që në atë formë, me një këmbë, të jetë edhe BDI në Qeveri. Për ne kjo është e jotolerueshme dhe një gjë të tillë nuk e tolerojmë”, shtoi Visar Ganiu, VLEN.

Kreu i komunës së Çairit, Visar Ganiu, nënvizoi se në të gjitha komunat me shumicë shqiptare VLEN respektivisht Lëvizje Demokratike, Besa, Alternativa dhe Vetëvendosja, do të garojnë me lista të përbashkëta, ndërsa shpalosi se në disa komuna do të kenë edhe kandidatë mbipartiakë.

Related posts

Mjegull në rrugët Tetovë-Grupçin, Kumanovë – Shkup dhe Katllanovë – Veles

Gazeta Max

Gjykata Kushtetuese hyn në vitin e ri me përbërje jo të plotë, prezantohet puna e Gjykatës për vitin 2022

Gazeta Max

Rrëfehet Miss Hungaria, Viktoria Jazmin: Si e përjetova makthin me biznesmenin shqiptar në Ohër

Gazeta Max