GazetaMax
Maqedoni

VLEN: Tentimet për të mbjellë frikë dështuan, në Kumanovë makinat u dogjën nga familjari Xhelal Bajarmit!

BDI nga pozita kur ishte në pushet shkatërruan mirëqenien e qytetarëve, duke shkaktuar krizë të thellë ekonomike. Tani nga opozita po tenton të shfrytëzojë rastet e ndjeshme për pikë të ulëta politike duke krijuar pasiguri dhe frikë te qytetarët. Pra, për përmbushje të misionit të caktuar për ta bërë këtë vend të pa jetueshëm. Por, fatmirësisht jemi ne që mbrojmë dhe kujdesimi për qytetarët.

Kujdesi nuk është vetëm fjalë por edhe vepër, e kjo u dëshmua sot kur nga përgjegjësia e lartë e profesionalizmi i pakompromist i organeve të hetuesisë u zbardhë një rast që zbardh shumëçka. Me arrestimin e personit që ka vë zjarrin veturave dhe një lokali në Kumanovë zbardhet e vërteta e shumë pritur për qytetarët e këtij vendi, por edhe të gjithë të tjerëve.

Мe Qeverinë e re, si çdo rast tjetër edhe ky rast u hetua në kohë rekorde me çka situata qartësohet edhe më shumë edhe më mirë. I arrestuari është familjar i prokurorit, Xhelal Bajramit, vetura e të cilët poashtu është e djegur. Por, si rezultat i teatrit falso ky i fundit nuk është proncuar askund për të ngritur dyshime në mënyrë që të krijojë terren të pastër për partinë e tij që të mbajnë konferenca për shtyp e të trazojnë qytetarët kinse situata ka dalë prej kontrolli.

Opinioni tani do ta ketë edhe më të qartë se nga cilat qendra jepen urdhëratë për prishje të rendit dhe qetësisë. Sepse, është absurd në vete të shfrytëzohen rastet e tilla për të mbjellë frikë deri në palcë te qytetarët. Pasi, sipas parimit të funksionimit të tyre, qytetarët e frikësuar janë më lehtë të manipuluar. E këtë nuk e lejuam ne si VLEN e Qeveri aktuale e as nuk do ta lejojmë asnjë tentim të tillë të ngjashëm në të ardhmen.

I bëjmë thirrje BDI-së të luaj rol konstruktiv në opozitë, pasi shoqëria jonë si aspirate për anëtarësim në familjen evropiane ka nevojë për një opozitë serioze e të përgjegjshme. Por jo me figura të kontaminuara dhe me këso ide të kalbura që nuk prodhojnë rezultat, nëse vazhdojnë kështu BDI do qëndrojë edhe gjatë kohë në opozitë.

Ka kaluar koha kur shqiptarët keqtrajtoheshin dhe dënoheshin pa asnjë faj. Shqiptarët me VLEN-in në qeveri janë të sigurt dhe të mbrojtur.

VLEN është garanci e shqiptarëve për një jetë më dinjitoze, në paqe, me progres dhe stabilitet!

Related posts

Mickoski theu tezën se punon kundër shqiptarëve: Japim 25 milionë euro për Universitetin Nënë Tereza

Gazetamax.mk

Kryetari i Butelit Darko Kostovski: Ndërtimi i kopshtit të ri për fëmijë në Butel 2 po zhvillohet me dinamikë të shkëlqyer (FOTO)

Gazetamax.mk

VLEN: Еdhe LSDM po ikë nga BDI – Кu prek BDI, as bari nuk mbin!

Gazetamax.mk