GazetaMax
Lajme

VLEN uron Kryeministrin Edi Rama: Sukses që meriton respekt

Subjekti politik VLEN i përcjell urimet e tij deri te Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk e shohin Shqipërinë vetëm si një shtet fqinj, por edhe si shtetin bërthamë të të gjithë shqiptarëve në botë. Lidhja jonë me vendin amë është lidhje gjaku, gjuhe dhe historie, një ndjenjë e thellë që na bashkon përtej çdo kufiri politik.

Çdo sukses në Shqipëri është një krenari e përbashkët dhe çdo fitore atje është një motivim për shqiptarët kudo që janë. Rezultati i 11 majit është një dëshmi e qartë e besimit të qytetarëve shqiptarë në drejtimin tuaj, si dhe një konfirmim se rruga e zhvillimit dhe integrimit europian ka mbështetjen e popullit.

VLEN rithekson rëndësinë e lidhjeve vëllazërore mes dy vendeve tona dhe shpreh përkushtimin për të forcuar më tej bashkëpunimin institucional, kombëtar dhe mbarëkombëtar, në shërbim të një të ardhmeje më të mirë për të gjithë shqiptarët në rajon.

Ju urojmë suksese të mëtejshme në mandatin tuaj të ri, me bindjen se do të vazhdoni të kontribuoni për stabilitetin, zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor.

Related posts

Grubi: Procesi i decentralizimit ngërthen idealet e barazisë, mirëkuptimit, tolerancës dhe kohezionit shoqëror

Gazeta Max

Shkëlqim Hajdari: Azgan Haklaj simbol i përkushtimit dhe dashurisë së pakushtëzuar për atëdheun

Gazeta Max

Qeveria obligon institucionet të sigurojnë mjete për K-15, mjetet nga java e ardhshme në llogari të punëtorëve

Gazeta Max