GazetaMax
Lajme

VMRO do të mbajë protesta për ndryshime

Shkup, 18 qershor – VMRO-DPMNE-ja opozitare sonte në Shkup do të mbajë protestë për ndryshime e cila përsëri do të bëjë kërkesa për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Protesta është paralajmëruar me fillim në orën 20 para ndërtesës së Qeverisë.

Partia opozitare tashmë një periudhë të gjatë insiston në mbajtjen e zgjedhjeve, ndërsa në Kuvend po bën edhe bllokadë aktive të aktiviteteve.

Vendimin për protestën e mori Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së në datën 17 të muajit të kaluar, duke dërguar kritika për pushtetin për paaftësinë e përballjes me krizën ekonomike dhe financiare e shoqëruar me rritje të vazhdueshme të çmimeve dhe përqindje të lartë të inflacionit, rritje të borxhit publik, diplomaci joefikase dhe jo përgjegjëse për fillimin formal të bisedimeve për anëtarësim me BE-në…

Lideri i partisë, Hristian Mickovski dje në një video paraqitje me rastin e ditëlindjes së partisë theksoi se e shënojnë në shenjën e ndryshimeve. “Dërgoj porosi për bashkim kundër pushtetit të keq dhe qeverisë e cila i rëndon jetët e mijëra njerëzve”, tha Mickoski.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, për nesër paralajmëroi takim të partnerëve të koalicionit të cilët janë pjesë e Parlamentit dhe të Qeverisë, në të cilin tha se mes tjerash do të riafirmohet qëndrimi për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta në vitin 2024 bashkë me ato presidenciale.

Sipas Kovaçevskit, ai do të jetë takim pozitiv në të cilin, siç tha, qytetarët do të sigurohen se ka shumicë qeverisëse dhe Qeveri e cila kujdeset për standardin jetësor të qytetarëve dhe sigurimin e gjithë asaj që duhet një Qeveri ta sigurojë në kushte të krizës më të madhe. Kjo, tha, është e ndryshme nga ajo që e bën opozita, sepse, siç tha, “atje shohim vetëm destruktime dhe bllokime”.

Related posts

Të rinjtë e BDI-së me porosi: Themeli i partisë, është rinia

Gazetamax.mk

MPJ: Spekulime janë informacionet e publikuara për përdorimin e gjuhës maqedonase në KB

Gazetamax.mk

Në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë është sjellë aparat për zbulim të sëmundjeve të mëlçisë

Gazetamax.mk