GazetaMax
Lajme

VMRO-DPMNE do t’i bllokojë ndryshimet për Ligjin për tatimin e fitimit në Kuvend

Shkup, 21 dhjetor – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski,sot ka paralajmëruar se grupi i deputetëve të partisë së tij “sa të jetë e mundur” do t’i bllokojë ndryshimet e propozuara të Ligjit për tatimin e fitimit në Kuvend.

“Nuk është aspak mirë, ne këtë e kemi komentuar. Ne jemi vetëm opozitë dhe nuk mund për momentin të bëjmë asgjë tjetër, përveç komentit. Absolutisht qëndrojmë pas kërkesave të odave që kjo nuk duhet të implementohet. Mund të premtoj, nëse ata megjithatë vendosin ta bëjnë atë, me të gjitha forcat në Parlament atë ta bllokojmë, aq sa mundemi” është përgjigjur Mickoski i pyetur për propozim ndryshimet për Ligjin për tatimin e fitimit dhe reagimet e odave.

Mickoski, i cili sot së bashku me kryetarin e Komunës së Butelit, Darko Kostovski, mori pjesë në lëshimin në përdorim të qendrës së re rekreative sportive “Maqedonia” në Radishan, në deklaratë shtoi se “Qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së” do ta kthejë zgjidhjen në ligjin “ashtu siç ishte”.

Në reagim të Propozim ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatim të fitimit, Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë, vlerësoi se me të në vend që të krijojë kushte për tatimim të drejtë, shkaktohet goditje serioze ndaj kompanive të vogla dhe mikro, rrezikohet mbijetesa e tyre dhe stimulohet evazioni fiskal.

Nga Oda e Zejtarisë, ndërkaq vlerësuan se me ndryshimet shteti, në vend që të luftojë ekonominë gri dhe të sigurojë kushte për veprimtari formale, inicon ato të kalojnë “në ekonominë jopopullore gri dhe askush nuk ka dobi nga ekonomia gri”.

Ndryshimet e Ligjit për tatimin e fitimit, së bashku me ndryshimet tashmë të miratuara të Ligjit për tatimin e të ardhurave personale dhe ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Ligjit për TVSH-në, janë pjesë e Konceptit të Reformës Tatimore.

Related posts

Afrim Gashi viziton tregun në Kumanovë: Dëgjova hallet e qytetarëve, e mira është se tani ka shpresë

Gazetamax.mk

Foshnja lind pa shenja jete në spitalin e Pejës, Policia jep detaje

Gazetamax.mk

Lehtësohet tregtia e lirë dhe sigurimi i ushqimit midis Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës

Gazetamax.mk