GazetaMax
LAJME

VMRO-DPMNE: Dyshojmë se Arsovska nuk është e aftë për punë, ka botën e saj imagjinare

Shkup, 16 dhjetor – Arsovska dhe koalicioni Taçella e quajtën popullin mbeturinë, e tani po shpikë punë inekzistente dhe biseda që nuk kanë ndodhur. Haptazi dyshojmë nëse Arsovska është e aftë pë punë që të udhëheqë qytetin dhe institucionet nën ingerencat e saja. Danella Arsovska si duket ka nevojë për ndihmë tjetër. Flet për punë dhe situata që asnjëherë nuk kanë ndodhur në realitet. Kështu shprehen sot nga partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, transmeton Zhurnal.

Nga partia shtojnë se seroizisht janë të brengosur për kryetaren e komunës dhe e thërrasin të dorëzojë dokument që do të dëshmonte se ajo është e aftë për punë.

“Përpos me Kovaçevskin, dhe Stevço Jakimovski, nuk ka njeri me të cilin nuk u fjalos. Sjellja e saj është e pakuptimtë, dhe bëhet mbretëresha egënjeshtrave.

Jo vetëm që nuk u distancua nga deklarata e zv.kryetarit Aleksandar Trajanovski, se transportuesit që protestojnë janë mbeturina, me çka e pranoi si të sajën. Por dje shkoi edhe një hap më tej dhe si duket tregonte situata të cilat vetëm ajo mund t’i shohë dhe asnjëherë nuk kanë ndodhur”, thuhet në kumtesë.

Nga DPMNE potencojnë se Arsovska flet për një botë imagjinare ndërsa në realitet nuk ka para për transportuesit, vonohen pagat, ndërmarjet janë në borxhe ndërsa ajo është thjeshtë një piun i interesave kriminale të Kovaçevskit.

“Nuk e dimë nëse Arsovska aktron çmenduri ose jo por ajo nuk është më për kryetare. Dorëheqje menjëherë!”, thuhet në kumtesën e DPMNE-së./Zhurnal.mk

Related posts

Nikolovski: ASH-ja në Qeveri ndoshta e shantazhuar!

e-max

Zelensky: Terrori i rusëve në Mariupol do të mbahet mend me shekuj

e-max

Protesta në Shqipëri, ndër më të varfrit e me çmimet më të larta

e-max