GazetaMax
Lajme

VMRO-DPMNE: Kovaçevski të mos fshihet prapa Bekim Sali-t i cili i ka ditët e numëruara

Shkup, 10 shkurt – Çmimi i qeverisjes së Kovaçevskit u bë shumë i shtrenjt dhe e njejta po paguhet me jetë njerëzish. Kështu shprehen sot nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, informon Zhurnal.

Sipas VMRO-së, Kovaçevski dhe ministri i shëndetësisë Bekim Sali nuk guxonin të lejojnë të vdesin njerëz përshkak mungesës së ilaçeve.

“Kovaçevski të mos fshihet pas ministrit Sali të cilit i janë të numëruara ditët në funksion.

Ku ishte Kovaçevski kur të sëmurit me fibrozë cistike protestuan para Qeverisë. Kovaçevski të mos aktrojë dhe le të ikë së bashku me ekipin e tij të paaftë. Kjo Qeveri e paaftë duhet të ikë orë e më parë që të shpëtohen qytetarët”, thuhet në kumtesën e sotme të DPMNE-së./Zhurnal.mk

Related posts

Kerim për konfliktin në Ukrainë: Si kryesues të OSBE, mund të ofrojmë ndërmjetësim, për të filluar bisedimet

Gazeta Max

Pendarovski: Të luftojmë për valorizim të vërtetë të secilit punëtor

Gazeta Max

Tekstet shkollore që mësojnë gabimisht nxënësit

Gazeta Max