GazetaMax
LAJME

VMRO-DPMNE publikoi dokument për Kovaçevskin, thuhet se gënjeu shtetin për të ikur nga shërbimi ushtarak

Shkup, 19 shtator – VMRO-DPMNE sot në konferencë për media publikoi një dokument i cili, siç thonë nga partia, tregon se kryeministri Dimitar Kovaçevski e ka shmangur shërbimin ushtarak, duke u arsyetuar me një dokument nga mjeku se është i paaftë për kryerjen e ushtrisë.

“Ky është dokumenti, ekstrakt nga libri evidentues i ARM-së, i publikuar në rrjetet sociale. Nga ky dokument shihet se Kovaçevski nga ana e mjekëve është shpallur si i paaftë. Kjo qon në dy konkluzione. Ose Kovaçevski e ka keqpërdorur ndikimin e babait të tij i cili atëherë ishte kryetar i Kumanovës dhe funksionar partie i LSD-së dhe ka marrë mendim të rremë të mjekëve, ose ai me të vërtetë është i paaftë”, deklaroi në konferencën e sotme për media, Dragan Kovaçki, deputet dhe anëtar i KE të VMRO-DPMNE.

Sipas tij, nëse Kovaçevski nuk ka gënjyer dhe nuk ka mashtruar, atëherë, siç theksoi, ne si kryeministër të shtetit kemi njeri krejt të paaftë, ndërsa vetë diagnoza tregon se paaftësia e tij nuk mund të mënjanohet, se gjendja e tillë te ai është e përhershme, që nënkupton se mund vetëm të përkeqësohet.

“Nëse Kovaçevski ka gënjyer për situatën shëndetësore, atëherë ne në krye të shtetit kemi një gënjeshtar patologjik. Nëse ka gënjyer që të shmangë shërbimin ushtarak duke u bërë i paaftë, atëherë nuk mund të paramendojmë për çka tjetër mund të gënjejë. Nëse Kovaçevski me të vërtetë është i paaftë, nuk e dimë nëse ajo gjendje te ai ka përparuar dhe nëse ai është plotësisht funksional që t’i kryejë detyrat shtetërore”, tha Kovaçki, duke i bërë thirrje Kovaçevskit që të japë dorëheqje.

Related posts

Nesër protestohet para “Higjienës Komunale”, Mazneva i ka larguar nga puna 112 punëtorë

e-max

Enti për statistika përbrenda nuk ka vetëm numra, ka edhe diskriminim ndaj shqiptarëve!

e-max

Kasami e konfirmon: Nuk do të shkoj në takim të liderëve, qëllimi është të shpëtohet BDI-ja

e-max