GazetaMax
Lajme

Vuçiq i futet konspiracioneve: Nëse me vrasin, dijeni se fajet i ka ministri i jashtëm i BeH-së

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjë-Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, ka bërë thirrje indirekte për vrasjen e tij.

Vuçiq ka komentuar deklaratat e Konakoviqit, në të cilat ka përmendur se Vuçiq duhet të vijë në Srebrenicë më 11 korrik ose në OKB, ku do të përkujtohet përvjetori i gjenocidit.

Vuçiq e interpretoi këtë si thirrje për vrasje.

“I lexova ato deklarata, por nuk munda t’i shikoja. Do të shpjegoj në disa pika. E para është se fajin për gjithçka e ka Vuçiqi, që sipas tyre është mirë. E dyta është se ata janë kaq të nervozuar nga rezultatet e votimit që Konakoviq guxoi të thërriste për vrasjen time”, tha Vuçiq.

Konakoviq deklaroi se Vuçiq mund të vijë, me ose pa flamur, më 11 korrik në Srebrenicë ose në OKB.

“Kam qenë në Srebrenicë më 11 korrik, kam përkulur kokën para monumentit, por jo para gurëve, shisheve dhe këmbëve. E falënderoj për atë thirrje, të më vrasin. Nëse përgjigjem dhe vritem, dije se Fajin e ka Konakoviq”, tha ai është Vuçiq.

Related posts

Nikollovski: Do t’i harmonizojmë certifikatat veterinare për tregti më të lehtë

Gazeta Max

Kurti del nga takimi, Bedri Hamza e përcjellë deri te xhipat e zi

Gazeta Max

MPB zbulon 10 makina të vjedhura që janë shitur si të përdorura

Gazeta Max