GazetaMax
LAJME

Vuçiq: Takim i vështirë, s’ka dorëzim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka postuar një fotografi nga takimi i së hënës në Bruksel, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politike të Jashtme, Josep Borrell dhe të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Vuçiqi e ka cilësuar këtë takim të vështirë, duke thënë se ashtu pritej të jetë.

“Takim i vështirë. E pritur. Nuk ka dorëzim”, ka shkruar ai krahas fotografisë.

Takimi trepalësh midis Kurtit, Vuçiqit dhe zyrtarëve evropianë, është ende duke u zhvilluar, ndërkaq pas tij pritet të ketë konferencë për media nga Borrelli.

Ky takim po zhvillohet pas takimeve të veçanta të zyrtarëve të BE-së me Kurtin dhe Vuçiqin.

Fokusi takimeve është mbi propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Related posts

Gërkovska – Larson Xhein: Suedia është partner dhe mbështetës i fortë i Maqedonisë së Veriut për në BE

e-max

Kutirov: Digjitalizimi është i rëndësishëm për lehtësimin e tregtisë

e-max

Agron Dedivanaj: Sot i thamë territ jo, për vatrën tonë stërgjyshore për Malësinë

e-max