GazetaMax
BALLINA

Rexhepi: Në Gostivar ndahen 45 banesa sociale për familjet në nevojë

Sot, zëvendës ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi së bashku me Kryeministrin Kovaçevski dhe ministrin Boçvarski ishin në Gostivarë ku dorëzuan çelsat e 45 banesave sociale për familjet në nevojë të kësaj komune.

Është kënaqësi kur politikat e qeverisë për të ciliat punojmë japin fryte dhe qytetarët i ndjejnë drejtpërdrejt ato përfitime tha zëvendës ministri Bekim Rexhepi.

Sot së bashku me kryeministrin Kovaçevski ua dhamë çelësat e 70 banesave qytetarëve që i plotësuan kushtet e parapara në thirrjen publike dhe morën një shtëpi të re, në objektin social në Gostivar.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe Qeveria në tërësi, ju ndihmonë të gjithë qytetarëve, veçanërisht familjeve në rrezik social, sepse të gjithë meritojmë kushte jetese më të mira dhe më humane dhe mbetemi të përkushtuar ndaj politikave tona në krijimin e një shoqërie të zhvilluar dhe të begatë theksoi zëvendës ministri Rexhepi.

Related posts

Pas 23 vitesh luftëtarit të UÇK-së i hiqen copëzat e eksplozivit

e-max

VMRO, Aleancа, Besa dhe Levica nuk urojnë dyvjetorin e anëtarësimit në NATO

e-max

Deputetja Rina Ajdari: Imperializmi rus pas Ukrainës, cak të sulmeve duket se i ka vendet e Ballkanit Perëndimor

e-max