GazetaMax
Lajme

Vuçkova: Sektori i energjetikës ndikon në ndryshimet klimatike

Shkup, 20 Dhjetor – Sonte  në kuadër të Programi 200, në Alsat M, për të folur për krizën energjetike dhe ekonomike si dhe tema të tjera sonte Nazim Rashidi kishte të ftuar Ivana Vuçkova nga Fondacioni Friedrich Ebert, Biljana Dukovska nga Platforma kundër varfërisë dhe Dragan Minovski profesor universitar.

Vuçkova tha se pavarësissht se sektori i energjetikës ndikon në ndryshimet klimatike, ai gjithashtu kontribon edhe në pabarazi dhe varfëri, e këtu hyn edhe vendi i jonë, si vend i varfur dhe i varur nga importi.

“Sektori energjetik dhe tranzicioni konsiderohet si segment shumë i rëndësishëm në mundësimin e zhvillimit të qëndrueshëm. Para së gjithash, sepse sektori i energjetikës është fajtor për pjesën më të madhe të dhe ndryshimeve klimatike kurse nga ana tjetër në formën konvencionale në të cilën është vendosur, kontribuon për pabarazi dhe varfëri më të madhe, në radhë të parë për shkak të shpërndarjes së pabarabartë gjeografike të burimeve energjetike si nafta, gazi. E kemi parë këtu, ato nuk përdoren vetëm si armë e fuqishme për siguri dhe paqëndrueshmëri, por përdoret gjithashtu si armë e fuqishme për prishjen e kushteve socio-ekonomike në vende të caktuara. Këtu sigurisht që preken më shumë vende si tonat, të cilat janë më të varfra, të varura nga importi dhe qytetarë më të rrezikuar”, tha Ivana Vuçkova.

Related posts

Në Tabanoc kapet stoli ari me vlerë gati 19 mijë euro, ishin fshehur nëpër pampersa

Gazetamax.mk

Petrovska: Aterimi i aeroplanëve F-35 janë shembull për partneritetin tonë strategjik me SHBA-në

Gazetamax.mk

BDI: Rënien në sondazhe, Mickoski synon ta ndal me retorikë antishqiptare

Gazetamax.mk