GazetaMax
Uncategorized

WhatsApp do të na ‘shpëtojë‘ nga statusi “online”

11:34 05/07/2022WhatsApp po shton një opsion për të lehtësuar presionin e përdoruesve që të mos iu nevojitet të përgjigjen menjëherë sapo hapin aplikacionin. Në versionin e ri, përdoruesit do të mund ta përdorin aplikacionin në modalitetin “hajdut”.Aktualisht, të tjerët mund të shohin vetëm orën kur jeni futur herën e fundit ose nëse jeni online. Por me këtë opsion privatësie, askush nuk do ta dijë nëse jeni online.“Do jetë i mundur të konfigurojmë se kush mund të shohë që jemi online nëpërmjet dy opsioneve: ‘Everyone’ dhe ‘Same as Last Seen’. Për shembull, nëse zgjidhni ‘My Contacts’ për ‘Last Seen’ dhe ‘Same as Last Seen’ për statusin ‘online’, numrat që nuk janë të regjistruar në listë, nuk do të mund të shohin nëse jemi online”, sqaron WABetaInfo.Sipas faqes, përdoruesit e iPhone do ta gjejnë këtë opsion në menunë Settings, por nuk ka një datë të përcaktuar se kur do të jetë i disponueshëm./tvklan.al

Related posts

Lehtësime të konsiderueshëm për përdoruesit e Windows 11

e-max

Emin Azemi: Nuk mund të kërkosh zëvendësimin e Artan Grubit me ndonjë të pakënaqur nga Saraji apo Çairi

e-max

Manastiri le të jetë pjesë e kujdesit institucional ndaj margjinave tona etnike

e-max