WhatsApp nuk ndalet, së shpejti 5 ndryshime të reja

19:04 10/06/2022WhatsApp, aplikacioni më i njohur në botë i mesazheve do të shtojë sërish opsione të reja. Në fillim të 2022, platforma vendosi reagime me emoji, përmirësim në mesazhe zanore dhe WhatsApp Communities, por janë planifikuar të paktën 5 risi.Ndryshimi i mesazheveNjë nga opsionet më të përfolura është ndryshimi i mesazheve të dërguara. Është ende në fazë testimi, por do të lejojë që dërguesit të redaktojnë gabimet drejtshkrimore apo informacionin e gabuar pas dërgimit të mesazhit të tyre. Me shumë gjasa, historiku i ndryshimeve nuk do të jetë i disponueshëm.Largimi i menjëhershëm nga grupetGrupet janë qendra e vëmendjes për platformën këtë vit. Deri më tani është rritur numri i pjesëmarrësve në to dhe shpërndarja e dosjeve më të mëdha. Flitet se po punohet në një opsion të quajtur Group Polling, i cili lejon anëtarët e një grupi të votojnë në sondazhe. Në vijim do të jetë i mundur largimi nga grupet në mënyrë anonime, i cili i bëhet i ditur vetëm administratorit të tij.Përdoruesit e WhatsApp Business tani mund të shohin më shumë informacion mbi autorëtWhatsApp Business beta ka më shumë informacion mbi mesazhin e dërguar,  përfshirë edhe pajisjen nga e cila është nisur. Ky opsion është i dobishëm nëse bëhet fjalë për më shumë se një pajisje të lidhur me llogarinë. Gjithashtu, në një bisedë, pronarët e  dyqaneve mund të shtojnë edhe porositë e marra me atë të Order.Disappearing Messages nuk do të lejojë më ruajtje automatike imazheshDisappearing Messages u prezantua si një opsion për të rritur privatësinë në biseda. Por përdoruesit do mund të ruajnë mesazhe të zgjedhura edhe nëse është i aktivizuar ky opsion. Gjithashtu po testohet një komandë për të parandaluar ruajtjen automatike të imazheve të dërguara në Disappearing Mode, kështu që nuk do të shfaqen në galerinë e dërguesit./tvklan.al

Të fundit në përqindje