Palestra është destinacioni i përditshëm i Granit Kuletës, prej nga del i përgatitur për sukseset e mëdha në sportin e bodybuldingut, nga dita e parë që ka nisur e deri më sot kur tashmë e kemi dhe kampion.
Kosova, Shqipëria dhe Dubai, janë disa prej vendeve ku ka pushtuar vendin e parë në kategorinë deri në 95 kilogramë, por gara e Spanjës mbetet e preferuara e tij e cila do të vijë shumë shpejtë pas disa ditëve, ishin këto fjalët e Granitit vetëm pak ditë më parë e që ai tashmë ka realizuar këtë garë me sukses duke dal në Top 10 më të mirët.
Nëpër botë respektohet për punën e tij, por të njejtën nuk e ndjenë edhe në vendin e vet.
Granit Kuleta është pjesë konstante e ekipit të bodybuildingut dhe fitnesit që përfaqëson Kosovën në garat prestigjioze jo vetëm në rajon por edhe në mbarë botën.
Më datë 21 tetor është mbajtur gara e Fit Zone Classic në Shqipëri, ku Graniti është shpallur kampion në kategorinë -100 kg si dhe kampion apsolut ose overall në bodybilding.
Granit Kuleta në “World Championship 2023”, që u mbajt në Santa Susana në Barcelonë të Spanjës, në mesin e mbi 2.000 garuesve të kategorisë -95 kg ka hyrë në Top 10 më të mirët duke zënë kështu vendin e 7-të.
Në vazhdim foto nga ngjarja: