GazetaMax
Kuriozitete

Xavi: Dembele është në nivelin e Neymarit më të mirë

Xavi Hernandez nuk ka kursyer lëvdatat për anësorin francez, Ousmane Dembele.
Dembele më në fund po plotëson pritshmëritë që ishin ndaj tij në kohën kur ai vinte te Barcelona.
Lojtari është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm për Xavi Hernandez. Ky i fundit vlerëson se Dembele ka kualitetet e Neymarit kur ishte në formën më të mirë.
“Ai është i lumtur, ai jep asiste, bën diferencën, është rrezik në krah dhe po tregohet vendimtar. Kam parë pak lojtarë me aftësitë e tij në lojën 1 kundër 1”, ka thënë Xavi.
“Ai është në nivelin e Neymarit më të mirë. Ai ka vuajtur shumë në vitet e fundit dhe e meriton atë që po i ndodh tani. Nuk ka anësor tipik që mund të luajë në dy krahët siç bën ai”, shtoi tutje trajneri i Barcës.
Dembele asistoi në dy gola mbrëmë në fitoren e Barcelonës 5:1 ndaj Viktoria Plzen. Francezi ishte afër largimit nga Barca në muajin janar, por tani është pikë kyçe në formacionin e Xavi.

Related posts

Jose Mourinho shpërthen në lot pasi e dërgoi Romën në finalen e Ligës së Konferencës – ai mund të futet në histori

Gazetamax.mk

Thomas Tuchel telefonon Rabiot – e sheh si opsion për mesfushën e ‘Bluve’

Gazetamax.mk

Armend Xhoxhaj kthehet në ring me 27 prill, meç i fortë përballë Huseyin Cinkara

Gazetamax.mk