GazetaMax
Lajme

Xhaferi – Lipavski: Maqedonia e Veriut dhe Republika e Çekisë kanë miqësi tradicionale

Shkup, 7 shkurt – Marrëdhëniet me Republikën e Çekisë karakterizohen me miqësi tradicionale dhe bashkëpunim, me dialog të përhershëm politik dhe bashkëpunim të ndërsjelltë, potencoi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në takimin e sotëm me ministrin e Jashtëm çek, Jan Lipavski.

Xhaferi shprehi mirënjohje për vlerësimin e zmadhuar të rëndësisë gjeopolitike të Ballkanit Perëndimor, sidomos pas krizës migrante në vitin 2015, kur u rrit interesi që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e Unionit

Në vazhdim, kryetari Xhaferi theksoi se Grupi i Vishegradit është ndër mbështetësit më të zëshëm të aspiratave të vendeve të Ballkanit Perëndimor për fitimin e anëtarësisë në BE, dhe shprehu pritjen se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhme, duke e marrë parasysh mbështetjen e padyshimtë për përforcimin e partneritetit.

“Kjo do të sjellë deri në avancimin e lidhjeve infrastrukturore ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, si edhe të parimit të sundimit të mirë. Informoi edhe për procesin eurointegrues të vendit, me ç’rast nënvizoi se pritet që procesi i skriningut të rrjedhë sipas dinamikës së përcaktuar, që mandej të fillojë procesi i ndryshimeve kushtetuese”, theksoi Xhaferi.

Ministri Lipavski shprehu kënaqësi për takimin dhe mundësinë që ai të zhvillohet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si një ndër institucionet më të rëndësishme në çdo vend anëtar i BE-së. Potencoi se anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE doemos të jetë interesi kryesor nacional i të gjithë faktorëve politikë në shtet, duke e ditur se ai proces është shumë i gjatë, i dhimbshëm, me nevojë për bërjen e ndryshimeve rrënjësore në rregullativën ligjore të vendeve kandidate për anëtarësim.

“Duhet që të gjitha vendimet e rëndësishme politike të merren me konsensus dhe e njëjta tu sqarohet mirë qytetarëve në vend”, tha Lipavski.

Ai sugjeroi se vendi ynë doemos të vazhdojë me rrugën reformuese dhe ti bëjë të gjitha ndryshimet e duhura që sa më shpejt të bëhet anëtare e BE-së, ndërsa Republika e Çekisë gjithmonë do të jetë në anën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se koha që vjen sjell sfida dhe prandaj nevojitet bashkëpunim dhe mbështetje e ndërsjellë më e madhe, me qëllim që Republika e Maqedonisë së Veriut të mund të përparojë në rrugën e vet evropiane dhe ti tejkalojë sfidat e rënda me të cilat ballafaqohet

Related posts

Iniciativë për rregullim ligjor të organizimit të shkollave të mesme

Gazetamax.mk

Grubi: Dakordimi i Kurtit dhe Vuçiqit për planin franko-gjerman është i një rëndësie jetike për stabilitetin e rajonit

Gazetamax.mk

Ibraimi: Nëse s’ka kompromis për ndryshimet kushtetuese, ndikimi rus do të rritet

Gazetamax.mk