GazetaMax
Lajme

Xhaferi në Kroaci pranoi dekoratën e presidentit të Ukrainës, Zelenski

Kiev, 25 tetor – Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi gjatë mbrëmjes së djeshme në Kroaci ka pranuar dekoratën “Jarosllavi i Urtë”, e cila jepet nga presidenti i Ukrainës Vlodimir Zelenski. Xhaferi tha se është mirënjohës ndaj presidentit dhe popullit ukrainas.

“Jam veçanërisht i nderuar që në emër të Presidentit të Ukrainës dhe popullit ukrainas, Kryetari Stefançuk më ndau Dekoratën Jarosllavi i Urtë për merita të rëndësishme në përforcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, për kontributin e konsiderueshëm në popullarizimin e shtetit të Ukrainës në botë”, tha Xhaferi.

Ndryshe, kryetari i Kuvendit sot do të marrë pjesë në Samitin e parë parlamentar të Platformës Ndërkombëtare për Krimenë.

Related posts

Faton Ahmeti: Zgjedhjet e parakohshme janë domosdoshmëri jo opsion

Gazeta Max

Vazhdon vizita e delegacionit qeveritar në Itali

Gazeta Max

Aleanca për Shqiptarët po qëndron në këmbë në Qeveri, po pret të lirohet ndonjë karrige!

Gazeta Max