GazetaMax
LAJME

Xhaferi nuk e di pse deputetët e VMRO-së nuk erdhën në takimin e procesit “Zhan Mone”

Shkup, 9 nëntor – Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi nuk ka informatë se për cilat shkaqe deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk kanë marrë pjesë në takimin, i cili është pjesë e dialogut Zhan Mone dhe ka të bëjë me ndryshimet e Rregullores për funksionimin e Kuvendit, por, siç tha, konkludimet nga takimi do t’ua dërgojë në formë të shkruar.

Xhaferi në pyetjen e gazetarëve për takimin e fundit sqaroi se janë bërë përgatitje edhe një herë (më 28 tetor) me kërkesë të VMRO-DPMNE-së dhe për shkak të aktiviteteve partiake u anulua dhe është lënë hapësirë për marrëvehsje për datë tjetër.

“Ne lëmë hapësirë për marrëveshje për termin të ardhshëm. Ndërkohë të jepnin përgjigje se kur mund të jetë kjo. Duke marrë parasysh se kam kompetenca si kryetar i këtij grupi punues dhe si kryetar i Kuvendit dhe më 2 nëntor të gjithë janë informuar se takimi u caktua dhe do të mbahet më 8 nëntor. Për mua për shkaqe të panjohura, dje nuk erdhën. Kjo është e drejtë e tyre nëse do të vijnë apo jo. Mendoj se ky proces duhet të jetë i përgjithshëm, konsensual dhe ashtu do të vahzdojë”, tha Xhaferi pas ngjarjes në Gostivar, ku u promovua puna e Kuvendit.

Konkludimet nga takimi, tha Xhaferi do të dërgohen deri te deputetët dhe grupet e deputetëve, të cilët nuk kanë qenë të pranishëm.

Kryeparlamentari paralajmëroi mundësi për prani të eurodeputetëve në dialogun për përbërjen e rregullores së re. Për Xhaferin kjo është me rëndësi në aspekt të shmangies së mundësisë për bllokimin e punës së Kuvendit.

Për procesin e ndryshimeve kushtetuese, Xhaferi vlerëson se nuk është problematike vendosja e bashkësive tjera në Kushtetutë, shumica e subjekteve politike pajtohen me këtë.

“Ndryshimet kushtetuese nuk janë punë e interesit të shumicës ose opozitës, por kjo është thelbi për realizimin e qëllimit të dytë strategjik, pas anëtarëlsimit në NATO, anëtarismi në BE”, tha Xhaferi.

Ai rekomandoi që të tejkalohen interesat e ngushta partiake dhe procesi për ndryshime kushtetuese të jetë i përgjithshëm.

“Mendoj se në mënyrë të tillë duhet të shihet procesi i ndryshimeve kushtetuese. Gjithsesi shumica nuk mund të thotë se ka shumicë tani për ndryshimet kushtetuese, se kjo nuk është vetëm interes i shumicës. Për këtë shkak duhet të jetë i përgjithshëm procesi, ku të gjitha grupet e deputetëve do të marrin pjesë”, tha Xhaferi.

Related posts

“Lëmshi” opozitar shqiptaro-maqedonas për gjuhën shqipe në uniformat e policisë

e-max

Që nga ardhja e Arsovskës, Shkupi nuk pa dritë me sy! A është dorëheqja zgjidhja më e mirë?

e-max

Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Japonisë, Ocuka Kazuja

e-max