GazetaMax
LAJME

“Lëmshi” opozitar shqiptaro-maqedonas për gjuhën shqipe në uniformat e policisë

Reagimet pro dhe kundër ligjit për dygjuhësinë në uniforma e policisë ishin të shumta. Interesante është se përpos “Levicës”, në debatin për gjuhën shqipe në uniformat blu, në mënyrë të pashembullt u kyç edhe opozita shqiptare.

Kush tjetër mund të ishte kundër këtij avancimi të shqipes, posë kreu i “Levicës”, Dimitar Apasiev. Ai tha se kjo është jo kushtetuese dhe zyrtarët që po e zbatojnë këtë do të përfundojnë prapa grilave. Ai madje “ekspres” u ngut që dekretin të cilin e ka ndryshuar Qeveria, për të cilin tha se është në kundërshtim me ligjin për Punë të Brendshme, që ta çojë në Gjykatën Kushtetuese.

Lideri tjetër opozitar, Hristijan Mickovski, çështjen e uniformave u përpoq ta kalojë me ironi.

Lideri i ASH-së, Ziadin Sela duke dashur të shpërqëndrojë vëmendjen nga kjo arritje e BDI-së dhe qeverisë, në mungesë të ideve përsëri u mor me kreun e integristëve, në mënyrën që vetëm Sela mund ta kuptojë.

Duke dashur të fshehë koalicionin jo parimore me Levicën deri tash, kreu i ASH-së, Ziadin Sela i mëshoi liderit të saj, duke thënë se do të ishte mirë për Apasievin që përpos shqipes të mësojë t’i bjerë edhe çiftelisë dhe të ulet bashkë me Ali Ahmetin t’i këndojnë Enver Hoxhës.

Një nebulozë joserioziiteti nga një politikan shqiptar që duhet të jetë serioz, e i cili gjërat që janë në të mirë të shqiptarëve t’i përshëndesë dhe të mos u ve bisht! Por ai s’deshi të jetë xhentëlmen në politikë. Por ndoshta dhe është aty ku është, me gjithë ambiciet e mëdha që as Apasiev e Mickovski nuk i ndihmuan: të vijë në pushet pa votën e shqiptarëve.

Por, kur hyn fitili kështu, puna bëhet teatër. I absurdit, mbase. Sepse, ata që uleshin bashkë, bëjnë sikur shahen: me reagim ekspres doli edhe Apasiev i cili zgjodhi që Selës t’i përgjigjet nëpërmes një statusi në rrjetin social “Facebook”. Duke e “pëlqyer” propozimin e Selës, ama ai të jetë në publik…Argëtuse, apo jo?!

E në gjithë këtë debat nuk deshi të përfshihet kreu i integristëve Ali Ahmeti i cili ishte shprehur se nuk ka kohë të merret me Selën dhe Apasievin sepse siç deklaroi “Levica” është parti që po punon kundër themeleve dhe ardhmërisë së Maqedonisë së Veriut.

Related posts

Në Kuvend filloi takimi i kryeministrit Kovaçevski me liderët e partive parlamentare

e-max

Pjesë të Komunës Qendër pa ujë

e-max

Parkimi vend e pa vend shkakton kokëçarje për zjarrfikësit në Tetovë

e-max