GazetaMax
Kuriozitete

Ylli i NBA arrestohet për posedim marijuane

Ylli i NBA, Iman Shumpert është arrestuar për posedim të substancave narkotike.
‘TMZ’ raporton se Shumpert është arrestuar në aeroportin e Dallasit, pasi policia e kapi atë më substanca narkotike.
Përveç këtyre substancave, kampionit të vitit 2016 në NBA iu gjetën edhe karikator me 14 plumba 9mm, por armë nuk pati në çantën e tij.
Policia e ka dërguar lojtarin në mbajtje, pa ndonjë telashe. Sipas ligjit, nëse shpallet fajtor, Shumpert mund të vuajë deri në dy vite burgim dhe xhobë prej 10 mijë dollarëve.
32 vjeçari ishte nisur për në Los Angeles, por nuk arriti të kompletonte udhëtimin e tij.
Shumpert aktualisht është pa skuadër. Në vitin 2020 ai luajti me fanellën e Brooklyn Nets.

Related posts

Pas Rrahmanit, do të mungojë edhe një qendërmbrojtës tjetër kosovar

Gazeta Max

Kryeministri Kurti: Floriani jonë mbetet kampion i pamposhtur.

Gazeta Max

Në transmetim direkt, Van Dijk e pyeti Henryn se përse nuk po ia kthen mesazhet në telefon – francezi pati arsye qesharake

Gazeta Max