GazetaMax
Uncategorized

Youtube bllokoi kanalin e Parlamentit rus

Platforma për transmetimin e videove, YouTube ka bllokuar Duma TV që transmeton nga Dhoma e Ulët e Parlamentit të Rusisë. Kjo ka shkaktuar zemërim nga zyrtarët rusë të cilët thanë se shërbimi më i popullarizuar i transmetimit në botë mund të përballet me kufizime si përgjigje, raporton Reuters.

Të shtunën, një mesazh në YouTube tha se kanali i Dumës ishte “ndaluar për një shkelje të Kushteve të Shërbimit të YouTube”.

Kjo ka nxitur zemërim te zyrtarët rusë të cilët paralajmëruan Youtuben se mund të përballet me kufizime si përgjigje.

Rregullatori i komunikimit të Rusisë i ka kërkuar Google-it që t’ia rikthejë qasjen në Duma menjëherë, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova.

Google i tha Reutersit se është i përkushtuar në përmbushjen e ligjit dhe sanksionet.

“Nëse gjejmë se një llogari shkel parimet tona, ne marrim veprime. Ekipet tona po monitorojnë nga afër situatën për çdo ndryshim”.

Related posts

Biden dhe 50 kriminelët e luftës ukrainase

e-max

BE miraton rregulloren e internetit për gjigandët e teknologjisë

e-max

Çmimet e kartelave grafike vazhdojnë të bien edhe gjatë muajit prill

e-max