GazetaMax
Ballina

Zaev përmes fondacionit të tij dërgoi ndihmë prej 22 tonë produketesh ushqimore në Turqi

Ish-kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka informuar sot se përmes Fondacionit “Zaev – Një shoqëri për të gjithë”, së bashku me kompanitë “Mamas” dhe “Total Engineering”, janë dërguar si ndihma humanitare 22 tonë konserva të ndryshme për popullin turk, pra për qytetarët e rajoneve të prekura nga tërmeti katastrofik, informon PRESSonline.mk

“I dërgojmë falënderime publike Ambasadës së Turqisë në Maqedoninë e Veriut për bashkëpunimin e shkëlqyer në realizimin e ndihmës humanitare. Ngushëllojmë miqtë tanë, veçanërisht familjet që kanë humbur të dashurit dhe kanë humbur shtëpitë e tyre. Lutemi për të gjithë ata që kaluan këtë agoni, ndërsa të lënduarve nga tërmeti i urojmë shërim të shpejtë dhe kthim në jetën normale”, tha Zaev në rrjetet sociale.

Related posts

Florim Gacaferi nuk ndalet, vjen me një mega hit të ri

Gazeta Max

Instituti gjerman, Infeksionet në spitale, vdekjeprurëse

Gazeta Max

Si mund të ndikojë kripa në presionin e gjakut dhe në veshkat? – Dr. Arben Asani

Gazeta Max